Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar më në fund një 96-vjeçare, e cila duhej të dilte dje përpara gjykatës për t’u përballur për krime naziste.
Ish-sekretarja e një kampi përqendrimi duhet të përgjigjet për akuzën se ka ndihmuar dhe nxitur vrasjen e të paktën 11 mijë personave. Ajo duhej të dilte dje përpara gjyqit në Itzehoe. Por ish-daktilografistja nuk u shfaq në fillim të procesit.
Në funksionin e saj si daktilografiste në kampin e përqendrimit Stutthof, mes qershorit 1943 dhe prillit 1945, ajo akuzohet se ka ndihmuar përgjegjësit e kampit për vrasjen sistematike të të burgosurve atje.
Furchner ka dalë dy herë përpara gjykatës si dëshmitare në vitin 1954 dhe 1962, ku ka dëshmuar për korrespondencën e zyrës së saj me drejtuesit nazistë.
Komandanti Hoppe i diktonte asaj letra çdo ditë dhe i porosiste mesazhet radiofonike. Ajo tha në atë kohë se nuk dinte asgjë për makinerinë e vrasjes që ekzekutoi dhjetëra-miijëra njerëz në afërsi të saj, teksa ishte në detyrë.
Procedurat janë duke u negociuar nga një dhomë e të rinjve, pasi Furchner ishte 18 vjeç në atë kohë dhe për këtë arsye gjykohet si një adoleshente sipas Ligjit për Gjykimin e të Rinjve.