Foltorja , kasollja e re e Galigatit…

0
Shkruan Zef Ndreka
Foltorja gjendet realisht e përjashtuar nga PPE. Kjo gjë nuk përbën më lajm për shqiptarët dhe më gjërë , sepse është e faktuar nga deklaratat e mëparshme të Manfred Weber dhe qëndrimi i fundit në zgjedhjet për presidentin e të PPE -së.
Thirrja e fundit që vjen nga Çim Peka ( në fakt nga Berisha ), për distancimin nga PPE dhe orientim për nga Konservatorët Europian është më shumë se qesharake.
Jemi përpara faktit të kryer të përjashtimit të Foltorës dhe përpara faktit tjetër se Konservatorët Europian, Anglez apo Amerikan nuk mund të pranojnë në familjen e tyre, një forcë politike të drejtuar dhe mbështetur nga komunistë. Foltorja është shndërruar në një kasolle të rithemeluar Galigati, plot me komunistë!
Gjithashtu ka edhe arësye të tjera madhore që Foltorja nuk pranohet nga Konservatorët.
Arësye që lidhen shumë me non gratë-n, e shpallur nga DASH-i, pra me emrin Sali Berisha , dhe më shumë nga përbërja e Foltorës dhe nga fryma e saj. Sidomos nga mungesa e frymës kristiane në Foltore, në këtë forcë politike. Kjo mungesë , është kushti numër një për Konservatorët të cilët kanë bazë familjen , fenë dhe kombin!
Të tjerat jashtë këtyre janë mashtrime për shqiptarët sa për të kaluar radhën, por jo për Konservatorët!
Foltorja e ka lidhur dhe e ndajne fatin e të ardhmes me përsonin Sali Berisha!
Sa të ardhme ka Sali Berisha, aq do ketë edhe Foltorja.
Sa më parë t’a kuptojnë demokratët këtë , aq më shpejt nis rrëzimi i rregjimit të Edi Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu