Fitoi rol në filmin e njohur, ja çfarë thotë aktorja për arritjen e ish-partnerit

0

Kristen Stewart dhe Robert Pattison kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të ‘Hollywood-it’, sidomos pas paraqitjes si partnerë edhe në sagën e filmave “Twilight”. Kristen dhe Robert janë ndarë vite më parë dhe aktorja tashmë është në lidhje me Stella Maxwell, ndërsa përsa i përket lidhjes me aktorin, marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e mirë, sigurisht si dy miq.  Tani që aktori fitoi rolin si ‘Batman’ në filmin e ri, Stewart është shumë e lumtur për këtë fakt. “Mendoj se ai është i vetmi që mund ta luajë atë rol. Është çmenduri, jam shumë e lumtur për të. E dëgjova këtë dhe jam vërtetë shumë e lumtur”, tha aktorja për ‘Vanity Fair’. Pas ndarjes me Robert, Kristen ka qenë më e hapur për preferencat e saj./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu