Financimet ruse, Sali Berisha deklaron se Lulzim Basha i ka thënë gojarisht se ishin fonde nga diaspora dhe ai paska besova

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha i ka thënë se lobimi për këtë forcë politike në SHBA në vitin 2017, u bë me paratë e mbledhura sipas rregullave të diasporës, duke mohuar se kishte marrë financime ruse.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se e ka besuar fillimisht variantin e Bashës, por më pas është informuar se ai mbahej peng për këtë çështje.

“Lulzim Basha, i pyetur nga unë se çfarë qëndron pas këtij artikulli, më deklaroi se paratë e paguara për Nick Muzin, janë para të mbledhura në përputhje me rregullat në diasporën shqiptare ne SHBA dhe se artikulli nuk ka asgjë të vërtetë. Midis artikullit dhe shpjegimit të Bashës, unë kam besuar variantin e këtij të fundit.

Më vonë jam vënë në dijeni të faktit që Basha mbahej peng dhe se çështja ndaj tij u mbyll në gjykatë, me ndërhyrje të Agaçit, ku prokurori duke shkelur ligjin, nuk bëri rekurs të çështjes në Gjykatën e Lartë. Unë e kam denoncuar këtë akt nga foltorja në foltore. Më vonë jam informuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbledhje fondesh në diasporë”, theksoi kryedemokrati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu