Shkruan Zef Ndreka
Dje shqiptarët anembanë botës kanë festuar ditën e tyre të Flamurit Kombëtar.
Pamjet televizive, rrjetën sociale, na ofruan nga çdo cep i globit festat e mrekullueshme me kostume kombëtare, si të rritur e fëmijë.
Kjo falë meritave dhe aktiviteteve të tilla, kryesisht të shoqatave kulturore e atdhedashëse të krijuara në qytetit dhe vendet ku shqiptarët kanë zgjedhur të jetojnë.
Deri këtu, shumë bukur!
Po a mjafton vetëm të festojme, të ruajmë trashëgiminë kulturore, kostumet, vallet, gjuhën tonë?!
Sigurisht që jo.
Sigurisht që shqiptarët e bëjnë punën e vet, mblidhen flasin, gëzojnë, kujtojnë historinë e shqiptarisë, krenohen për origjinen e tyre, per Flamurin Kombëtar.
Të gjitha këto, i japin mesazhe të qarta politikës dhe diplomacisë jo vetëm të Shqipërisë e Kosovës, por gjithë botës.
Shqiptarët, këto mesazhe ja dhanë gjithë kancelarive në Amerikë, në Angli, në çdo shtet e qytet të Europës, në Tiranë, në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi e mbase fshehtas edhe në Çamëri.
Festuan shqiptarët me flamurin me dy krena!
Festuan të ndarë e të coptuar, gjithsekush në visin e vet!
Po Plava e Gucia?
Po Manastiri e Janina?
Po Toplica e Nishi?
Po Vranja e Leskovaci?
Po Gostivari e Kërçova?
Po Kumanova, Shkupi e Ohri?
A festuan të gjitha këto vise shqiptarësh, nëse jo, përse?!
Po Kosova, megjithse shtet i njohur nga shumë vende të Botës tashmë, a është normale të gëzojë Pavarësisë dhe Festen e Flamurit Kombëtar e ndarë nga harta e Shqipërisë?!
Përse sot nuk ngrihet qartë e prerë zëri, madje në kupë të qiellit për bashkimin e trojeve të coptuara padrejtësisht dhe padrejtësisht të grabitura ngaxMali i Zi, nga Serbia, nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia?!
Shqiptarët e këtyre vendeve festuan bashkë lirisht, por si feste kombëtare, ende mbetët e pjesëshme pasi me shumë se gjysmake e trojeve janë jashtë atëmëmëdheut.
Kjo mbetët detyra parësore e zgjedhjes me çdo mënyrë nga diplomacia dhe politika.
Vetëm kur të jemi të bashkuar, 28 Nëntori do të jetë dita e vërtetë, e plotë e PAVARËSISË për gjithë shqiptarët.