Policia Britanike ka goditur një bandë të krimit të organizuar, mes të cilëve kishte dhe shqiptarë. Sipas mediave britanike, Policia ka rënë në gjurmë të tyre falë mbetjeve të kanabisit që ishin hedhur në rrugë nga një prej makinë që përdorej nga banda.
Duke ndjekur mbetjet e drogës, policia ka arritur në një fermë në zonën e North Yorkshire. Atje, gjatë kontrolleve ato kanë gjetur hashash me vlerë 240 mijë paund, ndërsa brenda në makinë kishte 300 mijë funte kanabis.
Efektivët kanë arrestuar 6 shqiptarë që mendohet se janë dhe mirëmbajtësit e fermës së hashashit.
Ndërsa si pronare është një 73-vjeçare e quajtur Yoko Banks. Edhe ajo është prangosur gjithashtu. Autoritetet e kanë cilësuar bandën e shqiptarëve si shumë të rrezikshme dhe finalizimin e operacionit e cilësojnë si një nga sukseset më të mëdha të tyre.
BBC ka mundur të zbulojë identitetet e shqiptarëve, që nisin nga mosha 23-vjeç e deri në 50 vjeç.
Të arrestuarit janë:
Visar Sellaj, 33 vjeç, i cilësuar si kreu i bandës, i dënuar me gjashtë vite e nëntë muaj.
Kujtim Brahaj 50 vjeç, i dënuar me tre vite e dy muaj.
Indrit Brahaj 36 vjeç, është dënuar me katër vite e katër muaj
Bledar Elezaj 36 vjeç, është dënuar me tre vite
Erblin Elezaj 33 vjeç i dënuar me pesë vite e dy muaj
Andi Kokaj 23 vjeç i dënuar me tre vite.
Shqiptarët e arrestuar e kanë pranuar autorsinë e krimit dhe tanimë pritet të vuajnë dënimin në burgjet e Anglisë, shkruan BBC.