Seray Gözler aktorja e njohur turke e cila luan rolin e “Ferides”, ka rrëmbyer vëmendjen e publikut nga të gjitha të moshat. Në serial aktorja luan rolin e një gruas në moshë e cila është e suksesshme në biznes, si dhe e shquar për mirësi. Por në jetën reale ajo është shumë ndryshe. Aktorja 57 vjeçare, gëzon një jetë të lumtur familjare. Seray ka fatin që me burrin e saj ta ndaj edhe profesionin, ajo është e martuar me aktorin turk, Saydam Yeniay, i cili është tri vjet më i ri se aktorja. Saydam Yeniay, ka luajtur në seriale si dhe filma turk, çfiti ka një fëmijë Ege Yeniay.
Seray Gözler, ajo diplomoi në Departamentin e Teatrit, Universiteti Mimar Sinan. “Mos ma lësho dorën”, është serial i ri që transmetohet në ekranin e RTV21. Rrëfim krejt i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme.