Feride dhe Toprak kurorëzohen në martesë, këtë javë në “Lule të vetmuara”

0

Festa e ditëlindjes së Songylit shndërrohet në tragjedi. Ish-bashkëshorti i Zehras dyshon se ajo ka diçka me babain e Songylit dhe i kërcënon të gjithë me armë duke i mbajtur peng. Nga kjo ngjarje mbetet i plagosur Gynej.

Nazan e kupton që Kemal po shqetëson Defnen dhe i ngre një kurth. Mesude nuk dëshiron ta mbajë foshnjën. Ajo pëson një aksident dhe paralizohet. Feride dhe Toprak kurorëzohen në martesë. Ata vendosin të shkojnë me muaj mjalti por gjërat nuk shkojnë për mbarë. Kemal keqtrajton Mesuden e paralizuar.

Ejlyl vendos të vazhdojë punën në botën e modelingut për të mbledhur para për nënën e saj. Kemal i ngre një kurth Ejlylit tani që Mesude është e paralizuar. Çfarë do bëjë ai? Na mbetet ta mësojmë këtë javë me episodet e reja çdo ditë ora 16:10 në TV Klan./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu