Instagram dhe Facebook kanë vendosur të fshijnë të gjitha postimet që mbështesin gjeneralin iranian, Kasem Sulejmani, i cili u ekzekutua me urdhër të presidentit të SHBA, Donald Trump.
Këtë lajm e ka konfirmuar një zëdhënës i Facebook për CNN Business, i cili deklaroi se ky vendim është marrë për t’u pajtuar me sanksionet amerikane.
Qeveria iraniane ka bërë thirrje për veprim juridik mbarëkombëtar kundër Instagramit, madje duke krijuar një portal në një faqe interneti qeveritare për përdoruesit e aplikacionit kërkon që ky rrjet social të mos përdoret, ashtu siç ka ndodhur me Facebook dhe Twitter.
Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei, i quajti veprimet e Instagramit “jodemokratike”. Në prill të vitit të kaluar, Instagram i mbylli gjeneralit iranian llogarinë personale.
Pak ditë më parë futbollisti iranian, Alireza Jahanbakhsh, i cili ka një llogari të verifikuar në Instagram, publikoi një fotografi të Sulejmanit pas vrasjes, por u ankua se Instagram ia kishte hequr atë postim.