Trembëdhjetë punonjës policie në Shkodër janë shoqëruar dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mes tyre është edhe zëvendës drejtori i Shkodrës Hajri Kushe. Efektivët dyshohet kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.
Drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP (Rajoni Shkodër) konfirmoi këtë të Diel se pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, që e cila ka caktuar masa sigurimit personal ndaj punonjësve të Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Sipas të njëjtave burime, nga hetimet disa mujore janë administruar prova dhe fakte ku provohet se “punonjësit e policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre”.
Mësohet se personat e akuzuar nuk kanë vepruar në zonën e Velipojës dhe zonën e Obotit gjatë një operacioni antidrogë të Policisë së Shtetit ku u shkatërruan 70 mijë rrënjë kanabisi, duke shpërdoruar detyrën.
Masat
-Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës (Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit);
-Dedim Gjeta – Shef krimesh, ish shef i komisariatit të Shkodrës, aktualisht shef rendi i Lezhës (Ndalim dalje jashtë shtetit);
–Pëllumb Shpati – Ish shef krimesh në Shkodër, aktualisht polic në fushën e Krimit Ekonomik (Arrest shtëpie);
-Ilir Hasaj – Shef i SPZ Shkodër me gradë komisar (Ndalim dalje jashtë shtetit);
-Taulant Kurtaj – Arrest shtëpie;
-Asllan Shytaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;
-Arben Memaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;
-Arben Dekovi – Ndalim dalje jashtë shtetit;
-Vehbi Nase – Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Gjin Guri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Nazmi Beqiri ¬- Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Sokol Pjetri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Ardis Çoçja – Pezullim i ushtrimi të detyrës;