Fatos Nano i sëmurë rëndë, prej disa ditësh në spital/ Probleme me mushkëritë

0

Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar prej disa ditësh në spitalin “Hygeia”, në Tiranë.
Ish-kryeministri ndodhet në reanimacion, pasi ka pësuar komplikacione me mushkëritë.

Konkretisht, Nano është shtruar në spital javën e kaluar, ku është intubuar.

Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe pritet t’i hiqet intubimi, pasi i është rritur niveli i oksigjenit.
Kujtojmë se ish-lideri i PS-së ka hasur edhe më parë probnleme shëndetësore që e kanë detyruar atë që të kërkojë asistencë mjekësore.

Fatos Nano e filloi karrierën politike në vitin 1991 pasi u zgjodh sekretar i Këshillit të Ministrave dhe më pas Kryeministër në Qeverinë e Tranzicionit, që u ngrit me qëllim përgatitjen e vendit për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Po atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste.
Për 5 vite, nga marsi 1992 deri në mars 1997 Nano qëndroi në burg me akuzën për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Fatos Nano u zgjodh si kryeministër pas fitores së PS-së në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997, por në shtator të vitit 1998 u dorëhoq pas vrasjes së ish-themeluesit të PD-së, Azem Hajdari.

Nano u bë sërish Kryeministër në korrik 2002. Në 3 korrik 2005 Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe shumicën në Parlament. Më 1 shtator 2005 Fatos Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partise Socialiste duke dalë përfundimisht nga politika aktive.

Ai u mundua të rikthehej në garën për president 2007, por nuk pati mbështetjen e pasardhësit të tij në krye të PS-së, Edi Rama. Shumica e deputetëve të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste nuk e përkrahën kandidaturën e tij dhe bojkotuan zgjedhjen e presidentit.

Si deputet i parlamentit shqiptar, Nano ka shërbyer zonën e Kuçovës, Tepelenës dhe Sarandë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu