Fatos Lubonja: Gjeneral Begaj si President do kthehet në ushtar të Ramës

0

Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Open” se Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj, rrezikon të kthehet në një ushtar të kryeministrit Edi Rama dhe të zbatojë urdhrat e lëshuara prej tij.

Lubonja tha se nëse do të flasim për grusht shteti mund të flitet dhe thuhet që grusht shteti ka bërë Edi Rama në kuptimin që e para ka kapur të gjitha institucionet.

Në këtë kuadër, Lubonja tha se Rama kapi dhe Presidencën.

“Një ushtri duhet të jetë e depolitizuar. Në këtë aspekt mund të thuhet që është një grusht shteti i paralajmëruar. Rreziku i këtij është që do të jetë një ushtar i Edi Ramës. Si ushtarak, ushtaraku është i edukuar për të qenë i bindur ndaj eprorit. Në këtë aspekt paraqet dhe problemet që thashë”, tha Lubonja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu