Fatmagyli deklaron se për fëmijën lë punën…

0

Prej pak vitesh ajo është pjesë e të gjitha mbrëmjeve tona përmes ekranit të televizionit. Fillimisht e kemi parë në rolin e një vajze të pafajshme, viktimë e një tragjedie të tmerrshme, por gjithsesi një luftëtare dhe një përfaqësuese e denjë e forcës femërore; po flasim për Fatmagylin. Më pas e kemi shijuar në rolin e një femre fatale sikurse Bihter. Kështu, Beren Saat u shndërrua në një yll dhe një personazh shumë të dashur për publikun. Për momentin aktorja po përjeton jetën prej gruaje të martuar.   Aktorja është martuar me këngëtarin Kenan Dogulu në një ceremoni private dhe shumë të bukur në Amerikë dhe ka patur zëra për një ndarje mes tyre.   Beren po interpreton Kosem Sultana, e cila përfaqëson një nga femrat më të fuqishme të Perandorisë Osmane, madje më e fuqishme se Hyrremi. Seriali është një vazhdim i “Sulejmani i Madhërishëm” dhe po prodhohet nga e njëjta kompani.

Si asnjëherë më parë, ajo u jep përgjigje legjendave urbane në lidhje me dashurinë e saj dhe projektet e reja.

  • Ndonjëherë për të realizuar personazhet duhet të dalësh komplet nga vetja dhe herë të tjera personazhet janë disi më normalë dhe afër karakterit tënd real. Si ia bën për t’i bashkuar këto dy ekstreme dhe për të qëndruar e njëjta?

-Kjo lloj balance që ekziston në aktrim, në fakt është shumë e vlefshme për shpirtin tim. Me kohën, njeriu sikur mërzitet me veten e tij, në këtë rast unë kam mundësinë për të përjetuar dhe eksploruar vende të tjera, mënyra dhe aventura të reja përmes jetëve të tjera. Por nëse ato ndjenja janë joreale, atëherë njerëzit përreth teje nuk do t’i pranojnë ato. Në mënyrë që të arrish të reflektosh ndjesi të vërteta duhet patjetër t’i përjetosh ato. Prandaj që të kesh sukses në krijimin e një iluzioni, duhet ta njohësh mirë realitetin. Për të krijuar këtë iluzion duhet të ndërtosh një njeri tjetër, por ky person je sërish ti dhe je i detyruar që të përdorësh ndjenjat e tua reale, në të njëjtën kohë. Ky proces tregon shumë për ty dhe të bën më tepër human. Kur përpiqesh të gjesh balancën midis iluzionit dhe të vërtetës, ndërkohë që adrenalina rritet, atëherë duhet t’i thjeshtëzosh gjërat, sepse entuziazmi mund të arrijë në ekstrem kur provon shumë gjëra të reja.

  • Je ndër të paktat aktore që ka pasur shansin të punojë në projekte të suksesshme në mënyrë të vazhdueshme. Cili është sekreti yt?

-Kurrë nuk kam ndjekur ndonjë strategji specifike kur ka ardhur puna për të gjetur një punë dhe gjithmonë i kam marrë vetë këto vendime. Kam një zë brenda vetes që më thotë nëse duhet të luaj apo jo një personazh dhe gjithmonë e kam dëgjuar këtë zë. Përveç aktorëve të kastit, ka shumë rëndësi edhe dinamika e zhvillimit të ngjarjeve. Prandaj është kaq e rëndësishme të punosh me njerëzit e duhur. Është thelbësore të duash personazhin. Të xhirosh një serial nuk është aspak e lehtë, prandaj është e pamundur që të shtysh dy vite me një personazh që nuk e pëlqen. Kam qenë gjithmonë me fat për sa i takon partnerit në punë.

  • Po, kjo është e vërtetë. Shumë fansa duan të dinë se si ka qenë të punoje me Engin Akyurek në “Fatmagyl”.

-Engin nuk është një person i ri në jetën time. Jemi njohur shumë vite më parë në një kompeticion. Engin është profesionist dhe i disiplinuar, është shumë e thjeshtë të punosh me të. Përveç faktit se kemi një miqësi të bukur, të aktrosh me të është diçka shumë komode. Ka pasur thashetheme se jemi zënë në shesh-xhirim, por e vërteta është krejt e kundërta.

  • Ti je një grua e re në moshë, je martuar dhe ke shprehur dëshirën për të pasur fëmijë. A do të ishte e mundur që të ishe nënë dhe një aktore me kohë të plotë?

-Jemi të detyruara të zgjedhim midis të dyjave. Sistemi ynë e bën të pamundur që të kesh një fëmijë të vogël dhe të punosh njëkohësisht, sepse puna jonë është një betejë fizike. Kjo është arsyeja se përse disa aktore bëjnë një shkëputje për dy apo tre vjet, në mënyrë që të jenë nëna. Njerëzit që kanë vite që e bëjnë këtë punë ankohen në mënyrë të vazhdueshme se janë shumë të lodhur dhe kohë pas kohe aktorë të ndryshëm tërhiqen plotësisht. E dua padyshim një fëmijë dhe kur të vijë momenti do ta konsideroj seriozisht idenë për të marrë pushime.

  • Si funksionon një marrëdhënie midis një aktoreje të suksesshme dhe një këngëtari të famshëm?

-Duke qenë se punojmë në fusha të ndryshme, gjërat funksionojnë shumë mirë midis nesh. Por duhet ta pranojmë se kur dy të famshëm bëhen bashkë, njerëzit bëhen si të çmendur për këtë çështje. Nuk kisha hasur kurrë një situatë të tillë në jetën time, kam mbetur vërtet e surprizuar. Si çift e kemi të pamundur që të bëjmë disa gjëra që më parë i bëja vetë. E mira është se të dy kemi të njëjtin këndvështrim për famën. E shkuara jonë është publike, të dy ndajmë bashkë peshën e famës dhe kjo e bën më të lehtë. Njerëzit që nuk e kontrollojnë egon e tyre e humbasin rëndësinë e nocionit “punë-fuqi-reputacion”. Ne po jetojmë një lidhje si gjithë të tjerët. 

  • A është e vërtetë që Kenan është larguar nga shesh-xhirimi për arsye xhelozie pasi të ka parë duke realizuar skena intime?

-Si fillim, Kenan nuk është nga ata tipa që vjen në shesh-xhirim. Ai ka qenë vetëm në ditët e fundit dhe ka parë disa skena. Nuk është se ai erdhi në shesh-xhirim për të ndaluar një puthje. Nuk është shkruar që ai ndaloi skenën e puthjes. Gazetat shkruan që ai u largua nga ishulli. Është shumë e çuditshme dhe frustruese. Sikur ne presim në çdo moment që të zihemi me njëri- tjetrin. Kemi jetuar për shumë vite pa njëri- tjetrin. Secili ka karrierën e vet dhe e respektojmë shumë këtë fakt. Diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë kurrë.

  • A bëhet ndonjëherë xheloz ai për punën tënde?

-Jo, aspak. Njëherë mbaj mend që më ka thënë: “Beren, luaj në skenë ashtu sikurse instinkti yt të thotë dhe ashtu si regjisori vendos”. Ai nuk do të thoshte kurrë: “Jam xheloz”.

  • Si ia bën atëherë kur lexon gjëra të tilla nëpër revista?

– Tani thjesht qeshim dhe argëtohemi kur i lexojmë. Në fillim mërziteshim, por pastaj arriti një pikë që u bënë komike dhe thjesht qeshim me to. Kur dalim në lajme apo revista bëjmë shaka duke imituar edhe zërin e gazetarëve.

  • Cili është përfitimi më i madh që ke pasur nga profesioni yt?

-Që e vogël kam ëndërruar ta shikoj veten time në ekranin e madh. Televizioni na lejon që të arrijmë një audiencë shumë më të madhe dhe të ndryshme. Serialet tona transmetohen në më shumë se 30 shtete dhe  unë kam foto me njerëz nga vende të ndryshme. Nuk mundem kurrsesi ta mohoj fuqinë e këtyre serialeve. Njeriu ndihet shumë special kur e shikon veten në ekranin e madh.

  • Çfarë të pëlqen të bësh në kohën e lirë?

-Shkruaj. Zakonisht në ditar. Për disa vite e kam bërë këtë në mënyrë të vazhdueshme. Ndonjëherë kthehen në poezi. Këta ditarë janë copëza të vogla të asaj ç’ka ndodh brenda meje. Do t’i ruaj si një regjistrim të jetës time. Shkruaj gjithmonë.

  • A lejon ndokënd të lexojë ato që shkruan?

-Shumë rrallë. Zakonisht Bilgin i lexon. Në momentet e mia më të vështira, ajo ishte e para së cilës ia kam lexuar. Tani edhe Kenan i lexon ndonjëherë. Kur gjej kurajën e nevojshme e lejoj t’i lexojë.

  • A këndoni ndonjëherë bashkë?

-Një aktore dhe një këngëtar përbëjnë një kombinim të mirë. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Secili ndan me tjetrin informacione nga fusha e vet. Kur jemi bashkë mësojmë nga njëri-tjetri.

  • A e pëlqeni punën e njëri-tjetrit, apo nuk i kurseni kritikat?

-Jo, ne i bëjmë kritikat më të ashpra njëri-tjetrit, por në një mënyrë të sjellshme. Megjithatë e dimë që është një kritikë miqësore dhe e merituar. Nuk jemi të ashpër ndaj njëri-tjetrit dhe ngaqë e dimë se është një kritikë miqësore, nuk prekemi apo lëndohemi.

  • A mendon se me kalimin e kohës do të ndryshojë perspektiva jote për dashurinë?

“Padyshim, por nuk mendoj se mund ta mas këtë ndryshim pa Kenanin pranë. Impakti që ai ka pasur tek unë është vërtetë shumë i veçantë. Pasi ai është shumë romantik dhe i qetë dhe ka një perspektivë tjetër. Ai ka sjellë një lloj komforti të këndshëm në jetën time.”

  • A je romantike?

-Po, prej Kenanit kam mësuar disa gjëra. Të luftosh me disa gjëra të pavlera sjell vetëm vuajtje. Thjesht ndodhi, kemi një lloj përputhje të veçantë. Sikurse e thashë, ka diçka të veçantë midis nesh. Mendoj se e kam gjetur përgjigjen time.

*Kujdes! Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa lejen e redaksisë së gazetapaloma.net

©gazetapaloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu