Është i pasur. Vetting-u detyrohet të shkarkoi gjyqtarin milioner Shpëtim Reka

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit, Shpëtim Reka.

Vendimi i shkarkimit të Rekës u mor nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Alma Faskaj.

Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Reka u përball me barrën e provës në të tre kriteret e rivlerësimit, për të cilat dha shpjegime dhe i kundërshtoi.

Shpëtim Reka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu