Ervin Salianji i kërkon dorëheqjen Sali Berishës: Kryetari që humb zgjedhjet, ikë

0

Ervin Salianji po vijon me turin e tij të Foltoreve me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, që janë të zhgënyer e të lodhur nga përdorimi që Sali Berisha po u bën atyre si mburojë për interesat personale të familjes së tij.
Ish-deputeti i bëri thirrje krydemokratit të mbajë përgjegjësi politike për rezultatet e dobëta dhe humbjet elektorale të njëpasnjëshme që Partia Demokratike po shënon në çdo palë zgjedhje. Salianji tha se Berisha është binjaku politik i Lulzim Bashës, pasi të 2 janë me “të njëjtat vese, me të njëjtat gabime, me të njëjtën mënyrë të shpërfilljes së demokratëve”.

“Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm duke bashkuar opozitën dhe qytetarët rreth saj.Partia Demokratike duhet të fitojë dhe duhet të bëjmë një zgjedhje të qartë: të qëndrojmë peng i së shkuarës apo të hapim rrugën për një brez të ri. Të gjithë proceset po pilotohen, flasin për hapje dhe bashkim, ndërkohë përjashtohen të rinjtë nga garat, përjashtohen anëtarët nga anëtarësia“,- tha Salianji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu