Erion Veliaj jep leje për kompleks të ri kullash në Tiranë/ Oligarku hedh themelet në 3 të natës

0

Duket se një kompleks i ri kullash me lejen e Erion Veliajt po i shtohet kryeqytetit. Themelet kanë nisur të hidhen gjatë orëve të mesnatës, gjë që ka krijuar një shqetësim të madh për banorët e zonës.

Ata kanë shkruar për redaksinë e JOQ Albania se e kanë të pamundur të vënë gjumë në sy për shkak të zhurmës dhe betoniereve që punojnë pa ndalim. Situata bëhet akoma më e rëndë, kur disa prej tyre shkruajnë se kanë njerëz të sëmurë dhe nuk po gjejnë qetësi.

Qytetarët e Tiranës e kanë cilësuar situatën një çmenduri të vërtetë, pasi nuk i jep zgjidhje askush.

Qytetari denoncon:

“Pershendetje JOQ Dua te raportoj nje rast qe mesa kam vene re se ka vene njeri ujin ne zjarr. Un jetoj pas Qendres Globe dhe kushdo qofte pronari ka filluar nderton nje pallat NATEN. Behet nje zhurme e tmerrshme dhe ne pallatin tone duke perfshire familjen time kemi njerez te semure qe duan qetesi . Ju lutem ta publikoni sepse eshte cmenduri eshte e pamundur te flesh.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu