EPP refuzoi ftesën e darkes së kryeministrit të Shqipëlrisë/ “Çmëndet” Edi Rama: “Fjalimi im iu ra si rrufe në qiell të pastër”

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me refuzimin e ftesës nga EPP, për darkën që ishte planifikuar.

Statusi i plote:

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë!

Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër!

Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu