Epitafi politik : Non-grata!

0
Shkruan Zef Ndreka
Shpallja non grata veçanërisht e Berishës, ishte ngjarje e shënuar në politikën shqiptare. Ishte një tronditje e paralajmeruar e opozitës.
Kishte ndodhur edhe më parë të jepej kjo “gradë” deputetit Tom Doshi dhe kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos. Por pa ndonjë rëndësi reale.
Cili është shkaku i vërtetë i ndëshkimit të Berishës nga qeveria amerikane?!
Kjo është një pyetje, që e bëjnë të gjithë shqiptarët, kudo që janë, prej një viti.
Çdo të thotë non grata?!
Për t’i rënë shkurt dhe qartë, non grata për Berishën dhe të gjithë grupin e non grata-ve, do të thotë vdekje politike! Po, po, vdekje politike!
Amerikanët, Berishën e shpallën politikisht të vdekur!
Non grata, është epitafi politik i tij i shkruar për jetë të jetëve, që çdo ditë i godet si çekiç mbi kokë Berishës, duke e torturuar më tej, duke e bërë çdo ditë e më keq, çdo ditë e më rëndë. Dhe ja, këtë vit, Berisha është mplakur shumë! Strategjia e tij dhe e grupit që e mbështet kundër vendimit dhe politikës amerikane, është tërësisht e gabuar, pa asnjë shpresë dhe anti kombëtare.
Berisha, që në ’90-ën, ka qënë i mbuluar nga verbëria politike. Jo vetëm nga ajo! Mbasei mbuluar edhe nga shumë motive të errëta për vëndin, të cilat do të bëhen publike pa tjetër më vonë.
Gjatë rregjimit të tij, ai zgjodhi autoritarizmin për të qeverisur e për të sunduar, duke u rrjeshtuar krah modelit Rus, kundër Amerikës e modelit të saj demokratik.
Publikimi i epitafit politik tani për Berishën, u bë i detyrueshëm nga USA, për shkak të qëndrimeve pro ruse të tij.
Rusia dhe një klase politike pro tyre, “luajnë një rol në rritje në një pjesë të madhe të Ballkanit, duke shpërndarë dizinformim dhe duke minuar institucionet Demokratike”.
Pra, minim i demokracisë, term i lindur për Ballkanin!
Kështu, Rusia , po punonte fort për destabilizimin e rajonit dhe minimin e demokracisë.
Për të arritur deri në fund misionin e tij, Berishës i duhet një Shqipëri kaotike.
Ndaj e coptoi PD-në, e shkatërroji atë, gjoja në emër të dinjitetit dhe interesit përsonal e familjarë.
Mirëpo, shpesh dhe qëllimisht e harron se ai është familjarisht non grata ], pra i vdekur politikisht ], pa folur për korrupsionin domethënës!
Pas kësaj vdekjeje, nuk ka më ringjallje per të! Ai kurrë nuk ka besuar në Krisht dhe nuk e prek dot ringjalljen as si besim, as si festë!
Ai e di mire tani se dy gjysmat, njëra e vdekur dhe tjetra e gjallë, nuk bashkohen, nuk ngjiten, nuk forcohen kurrë.
PD-ja është përfundimisht e përçarë deri në varrosjen politike të Berishës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu