Elvis Naçi vjedh 5.7 milionë euro nga 9.5 milionë që mblodhi për tërmetin. A ka gisht edhe Ben Tigri? 168 shtëpi në Thumanë kushtuan 3.8 milionë euro. A do nisë hetimet SPAK-u?

0

Përpos përvetësimit të shumave marramendëse përmes aperacioneve, duke i deklaruar deri në 5 herë më shumë se sa kostoja reale në spitalet dhe klinikat mjekësore, Elvis Naçi me fondacionin e tij familjar Firdeus ka vjedhur më shumë se sa gjysmën e parave të mbledhura pas në tërmetit që goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019.

Elvis Naçi ka deklaruar që ndihmat e mbledhura nëpërmjet fondacionit Firdeus, për rastin e tërmetit, kapin vlerën e mbi 9 milionë eurove.

Në 12 gusht të vitit 2020, Fondacioni Firdeus, përfaqësuar nga Elvis Naçi dhe Ministria e Shtetit për Rindërtim nga Arben Ahmetaj, dhe Fondacioni Firdeus, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e 168 banesave për të pastrehët në Thumanë.

9 milionë e 50 mijë euro donacione nga shqiptarët për shqiptarët, do të shkojnë për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, e në varësi të nevojës, edhe në njësi të tjera brenda zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit“, thuhej në njoftimin zyrtar.

Nga të dhënat që ka siguruar Prapaskena, 160 shtëpi të ndërtuara nga Naçi dhe Ahmetaj me paratë e mbledhura nga Fondacioni Firdeus, përfshijnë në total rreth 13 mijë m2 ndërtim.

Një banesë është mesatarisht 80 m2. Qeveria hoqi TVSH dhe të gjitha taksat, duke ulur në maksimum koston e ndërtimit. Kostoja e ndërtimit nuk kalon më shumë se sa 300 euro metri katror.

Kujtojmë që në periferi të Tiranës, fondacione të tjera kanë ndërtuar shtëpi me kosto edhe 215 euro m2.

Rreth 13 mijë m2 ndërtim, pra 168 banesa, kushtojnë 3.8 milionë euro. Fondacioni Firdeus ka deklaruat mbi 9 milionë euro donacione, plus 500 mijë euro që ia ka dhënë JOQ. Pra në total 9.5 milionë euro?

Ku shkuan 5.7 milionë euro?

5.7 milionë euro kanë avulluar në fondacionin e errët dhe familjar të Elvis Naçit. Nuk dihet nëse në këtë operacion hajnie ka marrë pjesë edhe Arben Ahmetaj (Tigri), stari i korrupsionit në nivelet e larta, i cili shfaqet kudo ku ka para.

Fondacioni bunken

Fondacioni Familjar i Elvis Naçit karaterizohrt nga errësira. Nëse futesh dhe kërkon

në faqen e Fondacionit Firdeus të Elvis Naçit gjen vetëm një informacion formal për misionin dhe kush është Elvis Naçi, ndërsa gjithçka tjetër është e fshehtë, çka i jep fondacionit tiparet e një misioni sekret, qendre spiunazhi apo sekti.

Mungon transparenca për anëtarët e bordit drejtues, stafi ekzekutiv, këshillat, burimet e financimit, raportet financiare etj. Pra, nuk ekziston informacioni më elementar financiar, për bordin dhe stafin.

Dhe ky bunkerizim, i cili duhet të tërhiqte vëmendjen e Prokurorisë, SPAK dhe Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, nuk është rastësor.

Elvis Naçi i fsheh për publikun bordin dhe stafin, pasi këto dy organe bazë të fondacionit përbëhen nga tarafi i tij familjar.

Fondacioni familjar

Anëtarët e bordit drejtuesjanë themeluesi Elvis Naçi dhe Muharrem Naçi, babai i Elvis Naçit, tashmë i ndjerë. Pasi Muharrem Naçi ndërroi jetë, Elvisi e zëvëndësoi me Marvin Naçin, i cili është djali i xhaxhait, kushëriri i tij i parë.

Pjesë e bordit është edhe Florian Brinja, i cili është djali i tezes së Elvis Naçit.

Më pas bordit i shtohen si anëtarë të rinj, Fatime Naçi, e cila është bashkëshortja e Elvis Naçit dhe Andi Qinami, që është baxhanaku i Elvis Naçit. Si drejtor ekzekutiv i fondacionit shërben Ilir Naçi, i cili është vëllai i Elvis Naçit.

E gjithë piramida e drejtimit të këtij fondacioni, është në fakt e përqëndruar në duart e familjes Naçi, vëllezërve, kushërinjve dhe njerzve me lidhje të ngushtë familjare me ta, pra rrjedhimisht çdo vendim i këtij fondacioni, është vullneti dhe dëshira e njerëzve të lidhur familjarisht me Elvis Naçin.

Ndryshe nga bordet e fondacioneve, që përgjithësisht përbëhen nga intelektualë apo njerëz të shquar me kontribute në shoqëri, në rastin e fondacionit të themeluar nga Elvis Naçi, bëhet fjalët për njerëzit e tij të afërt, që i sigurojnë, kontroll absolut mbi vendimet e fondacionit.

Por, pavarësisht se drejtimi i fondacionit ka karakter klanor dhe duket si një strukturë e vogël familjare, shtrirja e fondacionit dhe punët e kryera prej tij, janë të një përmase gjigande. Një makineri e madhe, e cila ka qarkulluar miliona euro, të dhuruar nga shqiptarët, për bamirësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu