Italia planifikon të ndajë të paktën 15 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për të zbutur ndikimin e kostove të larta të energjisë tek firmat dhe familjet.
Deklarata u bë për Reuters nga dy burime të sigurta qeveritare.
Ekzekutivi i djathtë i kryeministres Giorgia Meloni do të rrisë deficitin buxhetor të vitit të ardhshëm në 4.5% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), nga 3.4% e parashikuar në shtator nga administrata e mëparshme e Mario Draghit.
– Advertisement –
Një lëvizje e tillë llogaritet se do të lironte hapësirën buxhetore për masa mbështetëse me vlerë rreth 21 miliardë euro, shkruan KosovaPress.
Burimet e vendosura në dispozicion të mbështetjes së ekonomisë do të rriten nëse tendencat aktuale çojnë në një deficit më të ulët vitin e ardhshëm sesa 3.4% e PBB-së e parashikuar dy muaj më parë, thanë dy zyrtarët në fjalë.
Roma synon gjithashtu të mbledhë fonde shtesë duke shkurtuar një pjesë prej gati 9 miliardë eurosh të destinuara në vitin 2023 për një skemë të lehtësimit të varfërisë të njohur si “paga e qytetarëve”.