Ejlyl shkon të shpëtojë Byshrën por ndodh një e papritur, sot në “Lule të vetmuara”

0

Kemal vazhdon të torturojë Byshrën. Kjo e fundit mërzitet kur mëson se e motra do ta shpëtojë por do të sakrifikojë veten. Ejlyl vendos të bëhet e fortë për hir të motrës e vëllait të saj. Ajo shkruan një letër lamtumire e pikërisht në këtë moment merr një telefonatë nga Kemali. Ky i fundit i kërkon të takohen për t’i dhënë Byshrën.

Ejlyl merr një thikë me vete e frikësuar se Kemal mund t’i bëjë diçka. Meral dhe Serkan japin performancën e tyre të parë në një lokal. Vajzat dhe Feride shkojnë për t’i mbështetur. Ejlyl shkon në vendin ku do takohet me Kemalin por aty mbërrin policia dhe rrethojnë makinën e një të panjohuri duke menduar se ai është Kemali. Ejlyl dëshpërohet që nuk arriti ta shpëtojë të motrën. Çfarë do i ndodhë Sadullahut?/revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu