Ejlyl përballet me një situatë të vështirë pas vdekjes së Mesudes, sot në “Lule të vetmuara”

0

Kemal pendohet që vrau Mesuden dhe vajton për të. Ejlyl dhe Byshra mes lotësh i japin lamtumirën e fundit nënës së tyre. Ejlyl kujton çastet e bukura me Mesuden dhe i mbetet pishman që nuk mundi t’i thonte lamtumirë.

Vajzat dhe Feride i qëndrojnë pranë Ejlylit në këtë moment të vështirë. Komshinjtë përfolin Mesuden pas vdekjes por Ejlyl nuk i lejon të flasin për nënën e saj. Ajo i thotë se nëna e saj bëri gabime por sakrifikoi veten për t’i shlyer ato. Kemal shkon në varrin e Mesudes. Ai betohet se Ejlyli do ta paguajë për këtë duke ia lënë fajin asaj edhe për këtë fatkeqësi. Askush nuk pranon ta marrë në kujdestari Metinin. Ejlyl i përzë të gjithë nga shtëpia dhe vendos të kujdeset vetë për motrën dhe vëllain. Songyl i kujtohet që edhe ajo ka përjetuar të njëjtën gjë pas vdekjes së nënës. Ajo shkon tek i ati dhe i tregon këtë çast me lot në sy. Sadullah shprehet i penduar ndërsa Songyl i thotë se shpreson që të mos e bëjë të njëjtën gjë me fëmijën që do lindë Zehra./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu