Ejlyl përballet me Kemalin në sallën e gjyqit, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Defne preket nga veprimi që bën e ëma në festën e ditëlindjes. Serkan kritikon Nazanin. Kemal mëson Mesuden çfarë të thotë para gjykatësit. Selen shkatërron festën e ditëlindjes. Ajo i tregon para të gjithëve Kaderit foton e Banusë me Ekremin. Gynej habitet kur mëson se babai i tij po jeton me Banunë. Selen vendos të ndahet nga Ekrem.

Ejlyl përgatitet për tu përballur me Kemalin në gjykatë. Feride bën të pamundurën për të marrë fustanin që pëlqeu për fejesë. Gynej shkon në shtëpinë e Banusë dhe përballet me të atin. Ai i tregon të atit se është shumë i zhgënjyer nga veprimi i tij dhe e njofton se Selen e ka marrë vesh që ai që po qëndron tek Banu.

Ekrem pyet veten si e ka mësuar Selen këtë. Ejlyl shkon në gjykatë dhe merr mbështetjen e të gjithë miqve. Ejlyl tregon para gjykatësit të gjithë rastet kur Kemal ka tentuar ta përdhunojë ose rrëmbejë. Kemal shpif për Ejlylin para gjykatësit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu