Mesude ndërron jetë teksa Ejlyl e përjeton plot dhimbje këtë moment. Mes lotësh dhe të bërtiturash rrënqethëse Ejlyl nuk pranon ta largojnë nga e ëma e vdekur.
Songyl shkon të urojë Zehrën për shtatzëninë. Pas ndarjes nga jeta të Mesudes Gynej kupton sesa të rëndësishme janë nënat. Ai shkon takon Selenin dhe e përqafon i përmalluar duke i thënë se pavarësisht gjithçkaje ai e do shumë. Feride së bashku me vajzat dhe Serkanin i qëndrojnë pranë Ejlylit në këtë moment të vështirë që po kalon. Ejlyl me një vështirësi të madhe arrin t’i tregojë Byshrës se nëna e tyre u nda nga jeta. Xhemre dhe Meral kujtojnë gjithashtu me lot në sy vdekjen e nënave të tyre. Ejlyl sheh për herë të fundit nënën e saj në morg./revistawho.com