Ejlyl arrin të shpëtojë Mesuden nga kthetrat e Kemalit, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Kemal merr lajmin e vdekjes së babait të tij. Serkan ofron ta ndihmojë Ejlylin për të shpëtuar Mesuden. Sadullahu i blen unazën e fejesës Zehras. Kjo e fundit përfiton dhe zgjedh një unazë të shtrenjtë.

Ejlyl përfiton nga mungesa e Kemalit dhe largon Mesuden nga shtëpia. Serkan vazhdon të bëhet xheloz për afrimitetin e Songylit me Atakanin. Songyl ndihmon Ejlylin dhe vendos ta marrë Mesuden në shtëpinë e saj.

Zehra nuk e pret aspak mirë këtë. Kemal rikthehet në shtëpi dhe inatoset kur nuk e gjen Mesuden. Defne vazhdon të vjedhë rroba në dyqane. Meral del në takim me Mertin. Ejlyl përballet me Kemalin dhe ky i fundit e kërcënon se nuk do shpëtojë lehtë prej tij./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu