Analisti Agron Gjekmarkaj i tha mbrëmë Edi Ramës, se pritja në Turqi i’u bë si “pritje e një vasali” dhe se kryeministri e ka kthyer Shqipërinë në “nevojtore” të Turqisë.
Kryeministri, në fillim nuk dëshironte të përgjigjej, por më pas filloi të flasë për xhamitë, si turbull e pa busull, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e komunitetit mysliman në prag të zgjedhjeve.
Debati në studio:
Agron Gjekmarkaj: Pritje ishte madhështore, por është pritja që i bëhet një vasali, që i bëhet një kryeministri që e ka shndërruar Shqipërinë në një nevojtore të Turqisë, për nevojat e Turqisë.
Është pritje që i bëhet një kryeministri që ka dështuar në integrimin europian, pritja që i bëhet një të ngjashmi, sepse të dy e kanë sulmuar demokracinë në vendet e tyre duke i dhënë forma autoritare. Pritje për interesa të vogla, për të sulmuar gylenistët dhe për të future fondacionin Maarif, të vëllait të Erdoganit. Rilindasit e vjetër do të ktheheshin përmbys në varr me rilindasit e ri.
Ne kemi nevojë edhe për shkolla turke, por jo shumë, se kemi mjaft trashëgimi nga Turqia, dhe na i kanë lënë trojet si cepa të grisura nga qentë nëpër Ballkan, Kemi nevojë për shkollat e Sorbonne, La Sapienza, Oxford, etj.
Mendoj që kryeministri ka mjaft aftësi për të qenë tregues i mirë barcaletash, ky është roli i vetëm që ka mes Turqisë dhe Greqisë.
Edi Rama: Për këtë s’kam gjë për të thënë.
Agron Gjekmarkaj: As unë nuk kam pyetje, asnjë pyetje.
Edi Rama: Nëse barcaletat e mia arrijnë të bëjnë atë që serioziteti i të tjerëve nuk e ka bërë, mirë se të vijnë edhe barcaletat. Por vetë profesori është një barcaletë, nuk dua të humbas kohë. Përmendi fjalë të rënda, jam këtu të flas për çështje serioze. Nuk dua t’i humb kohën njerëzve. Kur flitet për Erdoganin, bëhet lidhja me xhamitë dhe xhamizimin e Shqipërisë. Une mendoj që nuk i vjen asnjë e keqe këtij populli, as nga kishat dhe as nga xhamitë.
Agron Gjekmarkaj: Nuk e thashë këtë.
Edi Rama: Unë po flas për diçka që është më e gjërë, e gjatë dhe e thellë se sa ty profesor. Ti solle këtu prurjen që vjen nga larg dhe nga shumë drejtime. Le ta marrim konkretisht, unë mendoj se falë mbështetjes…
Agron Gjekmarkaj: Të paktën kërkojini falje Sali Berishës, sepse ai nuk ka vajtur kurrë kaq larg sa ju.
Edi Rama: Unë nuk kam sharë Turqinë në asnjë rast, nuk e di me kë më ngatërron. Presidenti i Truqisë, përmes agjensisë së vet, ka investuar për shpëtimin, restaurimin dhe kthimin e shkëlqimit të xhamive, që janë trashëgimi kulturore të Shqipërisë, atyre monumenteve që shteti i la në mëshirë të fatit… Një partner që e ka për nderë të restaurojë trashëgiminë kulturore të komunitetit mysliman.
Agron Gjekmarkaj: I ke ezauruar fondet e BE-së për restaurimin e objekteve të kultit?
Edi Rama: I kam shtuar duke kërkuar, por janë shumë pak në krahasim me nevojat. Tani vjen kjo mundësi dhe mbështetje. Më tregon BE-në, a thua se është kundër xhamive, edhe pse ka europian që janë kundër xhamive. Unë marr fonde edhe nga dreqi për Shqipërinë. Unë i marr për Shqipërinë, nuk i fus në xhep. I marr për trashëgiminë kulturore, të myslimanëve, të krishterëve, ortodoksëve, bektashinjve…