Edi Rama shtiret kundër Ilir Metës, Presidenti më skandaloz që ka njohur historia

0

Kryeministri Edi Rama e quajti Ilir Metën presidentin më skandaloz që ka njohur historia e institucionit të kreut të shtetit.

Sulmet i bëri në një prononcim këtë të Martë nga mbledhja e grupit parlamentar socialist.

“…Përzgjedhja (e Presidentit të ri) është shumë më e ngushte se çdo të ishte në sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni dhe praktikisht presidentit më të papërsëritshëm në llojit e vet që Shqipëria ka pasur taksiratin ta ketë mbi kryer”, tha Rama.

Ai u shpreh se zgjedhja e Metës në postin e Presidentit në vitin 2017 erdhi “me detyrim përcaktim”. “Sepse, nuk i kishim votat”, tha Rama.

Kreun aktual të shtetit e sulmoi edhe më tej gjatë fjalës së tij, duke thënë se ka shkelur Kushtetutën, nuk njeh ligjin dhe s’njeh asnjë binar veç atij të mosarsyes së vetë.

“Se çfarë duhet të bënte tjetër Meta që të shkarkohej nga Gjykata Kushtetuese, kjo bëhet një enigmë që s’do ta mësojmë kurrë”, tha ai.

Kritika ndaj Metës bëri edhe për medaljet e lëshuara prej kreut të shtetit.

Partia Socialiste nisi ndërkohë procesin për zgjedhjen e kandidaturës për Presidentin e Republikës. Deputetët e selisë rozë, në mbledhjen e grupit parlamentar shënuan nën një formular 3 propozimet e tyre. Procesi megjithatë ka pasur kritika të shumta dhe është cilësuar si “show” duke qenë se PS i ka votat për zgjedhjet e Presidentit të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu