Edi Rama shpërblen socialistin aktor nga Tropoja, e dërgon ambasador në Kosovë

0

Një aktor i njohur dhe një drejtues i shërbimit sekret, ndodhet në listën e 12 emrave të rinj, të cilët qeveria i propozon për ambasadorë të Shqipërisë.

Petrit Malaj pritet të jetë ambasadori i ri i vendit tonë në Kosovë. Qemal Minxhozi do ta lërë këtë detyrë, në kulmin e një marrëdhënieje të krisur thellë, mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, të cilëve nuk ju funksionojnë më jo vetëm linjat diplomatike, por siç thotë edhe shefi i qeverisë sonë, as Whatsapp-i.

Në të njëjtën listë, ndodhet edhe propozimi i Ramës për një ambasador të ri në Serbi. Por në këtë shtet, Rama nuk ka zgjedhur si për Prishtinën një aktor. Në Beograd do të shkojë diplomati i karrierës, Bardhyl Canaj, i cili ka shërbyer në Izrael.

Kandidatët do të dëgjohen nga Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend, e më pas do të dërgohen për firmë tek Presidenti Bajram Begaj.

1- Petrit Malaj – Kosovë
2- Oljan Kanushi – Slloveni
3- Bardhyl Canaj – Serbi
4- Genc Pecani – Rusi
5- Qirjako Qirko – Hungari
6- Artur Kuko – Holandë
7- Albana Dautllari – Suedi
8- Mimoza Halimi – Poloni
9- Sokol Dedja – Danimarkë
10- Inid Milo – Bullgari
11- Entela Gjika – Spanjë
12- Ilir Hysa – Kuvajt

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu