Edi Rama propagandë në SHBA, kërkon vota në kurriz të SPAK-ut!

0

Edi Ram duket se ka varur shpresat te Diaspora për të marrë mandatin e katërt. Ndonëse duket i sigurt për një fitore, lëvizjet e fundit të kryeministrit e tregojnë qartë se nuk i ka punët në vijë. Ai sot u ndal në New York, ku po zhvillon takim me një grup shqiptarësh atje. Rama u kërkoi me pathos ta votojnë për një tjetër mandat, pasi Shqipëria vetëm me të mund të bëhet. Ajo që ra në sy në fjalimin e tij, ishte fakti se kishte vetëm propagandë dhe propagandë.

Por padyshim Rama u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, ku duket se kërkon të përdorë bilancin e SPAK për kredo politike. Rama u mburr me arrestimin e Metës, Berishës dhe të ish-ministrave të tij, duke ja dhënë këtë meritë vetes. Ndërkohë që në fakt kjo është një arritje e madhe e SPAK.

Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditje vdekjeprurëse të parë qysh prej themelimit të shtetit 1912. I janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit dhe lidhjes së tyre qoftë në qeveri, qoftë në opozitë. Kurrë më parë, në historinë tonë, një individ me profil të lartë politik nuk është hetuar dhe nuk është gjykuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika.

Historia e partisë në pushtet, që orienton drejtësinë, ka marrë fund, dhe unë jam krenar që me votën e shqiptarëve, dhe me PS në pushet udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi, të cilën nuk e ka bërë asnjë vend anëtar i ri në BE, përpara se të hyjmë në BE, lerë pastaj nga vendet e rajonit, ende nuk ka ndodhur, nga ajo që po ndodh në Shqipëri, për të cilën po merr vlerësime nga SHBA dhe BE”, tha ai.

Më tej ai u mburr se Reforma në Drejtësi nuk mund të bëhej nga asnjë parti tjetër. Po ashtu ua bëri të qartë të vetëve, se askush s’do ketë mbrojtje politike, madje duke thënë se edhe vetë ai është i barabartë para ligjit njëjtë si qytetarët shqiptarë.

Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund. Jam krenar që me votën e shqiptarëve ne, PS, udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi, të cilën nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja të BE para se të hynte në BE dhe lëre pastaj nga vendet e rajonit, ku ende s’ka ndodhur ajo që po ndodh në Shqipëri, për të cilën vendi ynë po merr mbështetjen maksimale të SHBA dhe BE. Jam krenar që me largpamësi, kurajo dhe vullnet të hekurt bëmë atë që asnjë forcë politike dhe asnjë pjesë e pushtetit politik që nga 1912 nuk e bëri dot, i hoqi duart e pushtetit politik nga drejtësia dhe e bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia e re po jep edhe në vetë radhët tona, ku askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne. Ky është investimi më i madh politik i PS. Barazia para ligjit vlen njësoj si për qytetarin, si për kryeministrin e vendit”, tha Rama.

Ndërkohë Rama i ka dhënë kurajo vetes të sfidojë amerikanët nga New York-u. Ai deklaroi se nuk e bënë ata Reformën në Drejtësi. Sigurisht u njohu meritën e mbështetjes, por sipas tij vetëm PS mund ta bënte.

Përpiqen në rrjete sociale të thonë se Reforma në Drejtësi është bllof i qeverisë për të goditur kundërshtarët politikë, ose se e bëri Amerika dhe këto që po ndodhin në Shqipëri po i bën Amerika. Po Amerika aty ishte, dhe fuqinë e kishte po aq të madhe, aty është edhe për vende të tjera të rajonit, si nuk e solli më parë këtë peshqesh për shqiptarët. Pse nuk e bëri në ndonjë vend tjetër të rajonit këtë reformë kaq rrënjësore, që fshiu një masë të madhe gjykatësish dhe prokurorësh të korruptuar, dhe po nxjerrin ujin e zi të korrupsionit nga pusetat e mbyllura. Për të gjithë ata që duan të shohin të vërtetën, e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë, është e shkruar në programin elektoral të PS për zgjedhjet e mandatit tonë të parë, ku Reforma në Drejtësi ishte angazhim prioritar”, tha ai.

Ai u mburr para emigrantëve se kur mori pushtetin, e gjeti vendin në një situatë katastrofike, ndërsa sot ky realitet i zymtë është përmbysur.

Sipas tij, vendi ishte në telashe ekonomike, qeveria ishte në borxhe ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve, spitalet ishin pa ilaçe dhe familjarët i shtronin të afërmit me çarçafë e batanije që i merrnin nga shtëpia.

Qytetet ishin të mbuluara nga pluhuri, rrënimi ishte emëruesi kryesor, më shumë se gjysma e tokave të bukës nuk punoheshin më se nuk kishin ujë, ndërsa paga minimale ishte 150 euro”, u shpreh Rama.

Rama vijon duke thënë se sot “vjen era shtet” falë bashkëpunimit me aleatët strategjikë BE dhe SHBA. Sipas tij, në vetëm një dekadë është trefishuar paga minimale dhe ajo mesatare në sektorin publik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu