Edi Rama po planifikon të privatizojë universitetet publike

0

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se shumë pak personel ikën nga Shërbimi i Urgjencës 127, i cili trajtohet ndryshe.

Në emisionin “FactCheck”, ai shtoi se me këtë kuadër ligjor me këtë terren në të gjithë diskutimet dalin problem mbështetja financiare, mbështetja profesionale dhe roli dinjitoz i mjekut në Shqipëri dhe siguria në punë.

Sipas tij, po të ndodhë diçka që ligjërisht mjeku në spital është i pambrojtur, nuk ka asnjë mbrojtje për stafin mjekësor, pasi shëndetësia ka dhe raste nuk shkojnë ashtu siç duhet ku pacientë dhe familjarë kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, por nuk mund ta kërkojnë te individi por te shteti.

Sa i përket ndryshimeve në ligjin për studentët e mjekësisë, të cilët do të jenë të detyruar të qëndrojnë për 5 vite në Shqipëri pas studiemeve, Alimehmeti deklaroi se këto ndryshime në ligj shkojnë drejt konceptit të privatizimit të universiteteve publike, duke nisur nga fakti që flitet për një kosto dhe tarifë. Sipas tij, vetë titulli i VKM për krijimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë, thotë që nga IAL, bëhet në IALPP.

“Gjë e mirë është që qeveria të kuptojë që ka një problem me burimet njerëzore. Kjo gjë shtrohet karshi farmacistëve, laborantëve, mamive? Çfarë të ndalon ty? Liberalizimin na e dha Europa, izolimin po e bëjmë vetë! Problematikën do e ndjejmë pas një viti, por që këtë shtator do të ndjejmë rënie të numrit të studentëve të Mjekësisë, mund të shkojnë që 18 vjeç jashtë. Po t’i mbështesësh mjekët që sot qëndrojnë. Nuk mund të presim vitin 2039, problematika e situatës është sot, humbën shumë vite pa ndërhyrë. Kjo nuk bëhet në terma për ti shërbyer popullsisë.
Fatkeqësisht duket se gjithë këto ligje shkojnë drejt konceptit të privatizimit të universiteteve publike, fakti që flitet për një kosto dhe tarifë. Gjithë biseda mbahet te pagesa. Në 23 nëntor 2022, me VKM 741 një fondacion mund të marrë në menaxhim universitete publike të Shqipërisë. Vetë titulli i VKM thotë për krijimin e Institucionet e Arsimit të Lartë që nga IAL, bëhet në IALPP. Po tu ofrosh mbështetje shtetërore, ata rrinë që në shtator. Bëje këtë dhe do fillojë zgjidhja e problemit që sot. Studentët janë forcë jopolitike, që po dalin si një shtresë pa ndasi politike.” – tha Alimehmeti.

Doktor Alimehmeti numrin e pretenduar nga institucionet shtetërore prej 5400 mjekësh e cilëson si të fryrë, madje thotë se ngelemi vendi i fundit në të gjithë Europën për numër mjekësh në raport me popullsinë. Ai shton se në këtë numër futen dhe mjekët specializantë ku 60% e tyre janë pa pagesë fare për 4 vjet.

“Pse nuk i raporton OBSH këto shifra, prej vitit 2016, nuk ka një raportim nga ministria Shqiptare e Shëndetësisë. Minimalisht të kapim nivelin e Kosovës. Aty paguhet së paku 1200 euro neto për mjekun e përgjithshëm, në Shqipëri është gjysma. Gjermania është i pari i garës, ne duhet të kapërcejmë të parafundit. Studenti është student, duhet ta ketë mendjen te formimi. Qeveria si kryefamiljar duhet të mendoj që studenti ta ketë mendjen te formimi.” – tha Alimehmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu