Edi Rama po kërkon mandatin e 4 me paratë e krimit… Në Shqipëri u pasuruan edhe ambasadorët e huaj

0

Gazetarja Alba Kepi, ka ngritur akuza të drejtpërdrejta mbi mënyrën sesi, sipas saj, pushteti aktual në Shqipëri është mbajtur në këmbë gjatë tre mandateve të fundit dhe po synon edhe një të katërt.

E ftuar më emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, duke iu referuar një bisede me një media të njohur britanike, Kepi tha se pas kërkesës për një tjetër mandat qëndrojnë droga, dollarët dhe diplomacia e korruptuar.

Në analizën e saj, gazetarja sjell edhe qëndrimet e kolegëve italianë, të cilët shprehen skeptikë ndaj modelit të zhvillimit në Shqipëri, të cilin e shohin të mbështetur mbi para të pista dhe interesa të errëta diplomatike. Sipas saj, pas turizmit të trumbetuar dhe valës së ndërtimeve që po përmbyt vendin, qëndrojnë burime të dyshimta financiare që lidhen me trafikun e drogës dhe investime të diplomacisë së komprometuar.

Ajo ngriti gjithashtu alarmin për transformimin e rrugëve të trafikut, duke cituar një zyrtar të Guardia di Finanza-s italiane që tha se gomonet nuk janë zhdukur, por tani trafiku kalon përmes porteve dhe kontejnerëve, sidomos në pika të mëdha si Livorno.

Alba Kepi: Unë dje kam patur një bisedë me një firmë të njohur të medias britanike dhe kur komentonim këtë dokumentar, më ka thënë: Prandaj kërkon mandatin e katërt. Dhe kjo përmbledh gjithçka. Droga, dollari, diplomacia e shitur, e blerë, e korruptuar, e korruptuar, ka mbajtur në fuqi këto tre mandate të Edi Ramës. Dhe po droga, dollari e diplomacia e shitur kërkon ta mbështesë për mandatin e katërt dhe e bën atë aq arrogant dhe prepotent të kërkojë mandatin e katërt.

Po ashtu, kam edhe qasjen e kolegëve italianë, të cilët kuptojnë se ky turizëm ‘fake’ apo ky zhvillim betoni në Shqipëri, ka një burim, financiar që lidhet me drogën, dollarin dhe diplomacinë e shitur. Pasi dimë se edhe diplomatë që kanë ushtruar punën në Shqipëri, kanë blerë apartamente në Shqipëri, janë bërë pasanikë gjatë kohës së punës në tyre, institucionale-diplomatike në Shqipëri.

Pastaj ka edhe ‘italian-medium’, shtresa mesatare e italianëve, të cilët kujtojnë dhe kthehen pas kujtesës gomoneve me drogë, që tashmë kanë ikur. Madje, nuk ka as 3-4 ditë dhe pyesja një të Guarda di Finanzas, a janë zhdukur gomonet me drogë? Dhe më kujtohet se para 3-4 vitesh raportohej thuajse çdo natë që u kapën kaq. E më tha: Jo nuk janë zhdukur, por tani po hyjnë përmes porteve. Dhe hyjnë përmes porteve, përmes kontejnerëve. A ke parë çbëhet në Livorno? Dhe janë të vërteta. Të gjitha këto janë ai dollali, ajo droga që ka financuar dhe mban në fuqi këtë shtet që kërkon mandatin e katërt. sn

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu