Edi Rama nxit Sali Berishën kundër Yuri Kim

0

SHKRUAR NGA SOKOL PEPUSHAJ

Sulmet e Sali Berishës ndaj ambasadores Yuri Kim, mund të deshifrohen si alfabeti i Mafies së Ballkanit…

Po nuk u arrestuan hajdutët, talebanët s’kanë pse e lëshojnë tribunën e pushtetit, ambasadorja Yuri Kim s’ka mundësi ta shuajë “zjarrin” që kanë ndezur fshatarët për ta pjekur “Peshkun” në “prush” edhe pa SPAK-un, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kanë pse lidhen në “kular” të parët.

Nëpër inkubatorët e Mafies po eksperimentohen jo vetëm pazaret ekonomike, por edhe manovrat me mësymje e sprapsje.

Me gjenezë komunizmin, tërë kupola, ka arritur të marshojë në tre dekada, si një “fis” divers, që nuk “prodhon” tjetër esencë shoqërore, përveçse, zgjidh ose Don Kishotin Edi Rama ose Sanço Pançon Sali Berisha. Në “kuadratin” ligjor të jashtë ligjshmërive, supremacia e pa ndëshkueshmërisë, ka “vrarë” besimin tek e nesërmja, por Don Kishoti po u afrohet krahëve të mullirit me erë. Do e shihni, aty do bjerë.

E pse të mos bien të parët këta?!

Do ishte mëkati më i madh historik, nëse do dënoheshin hajdutët më të vegjël e do qeverisnin më të mëdhenjtë, siç ka ngjarë përgjatë 32 viteve.

Po a ka rrugë hapur?

Normale që ka. Të hajë njëherë të vetme “Peshku” i vogël të madhin, të arrestohen të parët më të pasurit, 4 Klanet Mafioze, pastaj të tjerët me radhë.

Po ku janë këta?

Shumë ish zyrtarë janë fshehur, mijëra kanë vjedhur paratë publike e me to, kanë ngritur dinasti biznesi në Amerikë e kudo gjetkë.

Shifrat janë skandal e faktet janë kriminale.

Nga viti 1992 deri më 2015, kishim hartë territoriale me 373 njësi vendore. Me saktë, 308 komuna e 65 bashki. Një batalion kryetar vendor, nënkryetarë, sekretarë, kryetar këshillash, e lere pastaj sa këshilltarë, e di veç ekonomia jonë.

E ku është sot kjo armatë hajdutësh?

Një specialist i emigracionit, na ofron shifra, se rreth  92% e tyre janë vendosur në Amerikë. Se kemi hajdutë shumë, krye hajduti kacavirret si majmun nëpër kangjellat e ambasadores Yuri Kim, dhe “trarët” e kalbur të “kotecit” të Ballkanit, sa është krijuar mendimi, se për të qenë prijës nuk të penalizon pasuria, por për të qenë hajdut e pengon gjatësia.

Këto “rregulla” janë shkruar nëpër “pemët” që mbjell Erion Veliaj “pyjeve” të Tiranës, ku Ndrangheta ngre pallate me kokë mbi re. Pyjet çdo vit mbillen e çdo vit tjetër thahen, prodhojnë para, kurse godinat aty janë, edhe pse nuk shiten, pastrojnë para.

Po Sali Berishën dhe Ilir Metën kush i “pastron” nga mëkatet?

Kush tjetër veç Bablokut. Se ndodh kështu, se njëra dorë lan tjetrën e ty dyja fytyrën, imazhi i gjeneratës së degjeneruar, dashurisht po përqafon fatkeqësinë e vet.

Fatkeqësi, por jo faj, vlerësohet nga Mafia edhe lidhja, edhe zgjidhja e kryeministrit tonë me shefin e FBI-së McGonigal. Në këtë “nyje” Gordiane, këtyre u intereson “infektimi” i tërë ambientit, sa kanë futur në punë ca media që tërë ditën pyesin, mirë Edi Rama, po Yuri Kim, a ishte në përgjim?!

Në përgjim të kujt dhe përse?

Kjo është strategjia, të mos arrestohen asnjëri prej drejtuesve të 4 Klaneve mafioze në krye të 20 familjeve kriminale. Më dinamikët, më finokët, kanë bërë lëmsh të djeshmen dhe të sotmen, sa nuk ka dreq që e kap ‘fillin e Arjanës’.

E djeshmja e Piktorit ka brenda edhe të nesërmen, bile deri përtej varrit. Edhe e sotmja e Doktorit, pa të djeshmen dhe të nesërmen, do ishte e mangët si “recetë” për “pacientët” me “sëmundje gjenetike.

Këtyre dhe atyre u ngatërrohen pasuritë, skllevërit, spiunët, koha, sukseset dhe dështimet.

Si Piktori si Doktori, po vuajnë dështimet e veta.

Piktori nuk arriti të përgjonte as FBI-në, as opozitën, as ambasadoren Yuri Kim për të krijuar imazhin e një Don Kishoti që jep edhe jetën për Ballkanin e Hapur.

Keq ka vepruar Saliu.

Pasi qeshte me ambasadorin Donald Lu, kur dilte për “Peshk” zyrave, e kaloi “Ylberin” dhe desh i theu “kallamin” ambasadores Yuri Kim. Për prapësitë, paguante një pensionist francez, ish avokatin Jean Yves Le Borgne, që ta mbajë me “garanci” si emblemë të një modeli antiamerikanizmi në mes të Evropës.

Edhe Edi Rama është një modelim ordiner.

Del në mes të fshatit e mburret se ka akses jo vetëm tek lobet më të fuqishëm të globit, tek pajisja me viza amerikane e aplikantëve, por lë të nënkuptohet se dirigjon edhe  hackerat iranianë (të Saliut).

Që të mos e harrojmë, hackerat u janë qepur si pullë poste prej tre vitesh dokumenteve të shtetit, diplomatëve Yuri Kim e Luigi Soreca, dhe ca amazonave të qeverisjes. Flitet se është aty edhe Lali Eri e shumë të tjerë që duhet të lënë rrugën e pushtetit e të nisen për në Reç.

Si fundore, për arsye të lojës së mafies, “publiku ka vendosur” të mendojë se Edi Rama nxit Sali Berishën kundër Yuri Kim./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu