Një ditë më parë kabineti ‘Rama 3”, ka marrë bekimin e Presidentit Ilir Meta.
Më pas Rama u ka kërkuar ministrave që të jenë etikë. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime në opinion.
Një reagim ka ardhur edhe nga mjeku Tritan Kalo, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale, iu kërkon ministrave që nëse bëhet fjalë për etikë le të dorëzojnë dhuratat e dukshme në muzeum.
“Kohë e pakohtë qeverisëse. Etik baraz me energji tërheqëse e inisiativës korruptive. Për etikë dorëzoni dhuratat e dukshme në muzeum, jo zarfat apo llogaritë bankare në Shqipëri ose offshore”, shkruan Kalo.