Edi Rama largon nga partia milionerin Alfred Peza

0
Gazetari dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka njoftuar në rrjetet sociale se nuk do të jetë kandidat për zgjedhjet e 25 prillit. Në një mesazh në Facebook, Peza shprehet se Edi Rama i ka kërkuar kandidimin, por nuk ka pranuar duke u lënë vendin të tjerëve në PS që mendojnë se mund të japin më shumë.

Peza shprehet se kontributi dhe mbështetja e tij për Edi Ramën dhe PS nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. Alfred Peza është një emër i njohur i gazetarisë që u fut në PS në vitin 2013 duke kontribuar në grupin parlamentar dhe në imazhin e PS-së.

Gjatë ditëve të fundit, Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Sadi Vorbsi dhe Reme Lala janë 4 deputetët e PS që kanë deklaruar largimin nga politika. Largimet janë cilësuar si zgjedhje personale, por në Partinë Socialiste thuhet se “dorëheqjet” kanë qenë të detyruara për shkak të mos kandidimit ose vendosjes në renditje jo fituese në listë.

Reagimi i plotë i Alfred Pezës në Facebook:

Të dashur miq!
Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit.
Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas.
Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nënvizoi se në debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje në mbështetje të punës së kësaj maxhorance, por pa e shkelur kurrë etikën dhe pa i hyrë kurrë në hak partizançe palëve të tjera.
E falenderova Edi Ramën për këtë interesim, që e konsideroj të posaçëm pasi nuk është në stilin e punës së tij! U ndjeva mire duke e ditur edhe qe listat jane plotesisht ne doren e drejtuesve te qarqeve, deri kur ata te vijne neser ne zyren e Rames ne PS para mbledhjes se kryesise ne mbremje.
Por refuzova:-)
I thashe kryeministrit dhe po ju’a them te gjitheve se jam ndjere i privilegjuar qe kam perfaqesuar edhe me pare, vullnetin elektoral te qytetareve ne Kuvendin e Shqiperise. Por karrigia e deputetit nuk eshte per mua ne kete faze te jetes dhe aktivitetit tim!
Une do te qendroj ne krah te Edi Rames sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavaresisht nga pozicioni qe mund te kem ne raport me sfidat e maxhorances qe do te rikonfirmohet me siguri ne 25 prill. Ka plot te tjere PS, qe e duan me shume se une dhe e bejne po aq mire apo me mire se une punen e depuetit, keshtu qe me shume kenaqesi vendin tim ia le kujtdo prej tyre ne Kuvendin e Shqiperise.
Mbetem si gjithmone i perkushtuar per te dhene kontributin tim maksimal, per kete familje politike, ku jam ndjere mire qe diten e pare dhe do te jete kenaqesi e krenari per mua te anazhohem krah miqve deputete, qofte ne fushate dhe qofte ne cdo sfide te terrenit pas fitores!
Urime dhe suksese te gjitheve!
Se bashku per Shqiperine!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu