Edi Rama, kërkon mandat të tretë, për të bërë cirk!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Kryeminsitri në ikje Edi Rama kërkon një madat të tretë, për të përfunduar punët e mbetura gjatë qeverisjes së tij mashtruese! Kjo thirrje cinike dhe shumë qesharake, të duket sikur vjen nga një ish-drejtor i NSHN-ve, ndërmarrjeve shtetërore të ndërtimit të kohës së komunizmit që i’u kërkonte drejtuesve të Komitetit të Partisë në rrethe, që më lejoni edhe pak kohë psh, se do t’i përfundoj pasojat e tërmetit të vitit 1979!? Në atë kohë të diktaturës fatkeqe, kishte kontroll të rreptë të financave publike dhe nuk “guxonte” njeri të abuzonte me paratë se i priste “burgu i Partisë”! Kurse në këtë periudhë të qeverisjes së Rilindjes, është abuzuar shumë me paratë publike, sipas institucioneve të kontrollit të shtetit dhe Edi Rama na ka futur në borxhe publike, që kërkon mandat te trete, t’i mbylli vetë hesapet me “myshterinjtë” e tij. “Sa per kujtese, më 15 prill 1979 ra një tërmet shumë i fortë me magnitudë 7.25 sipas shkallës Rihter ndodhi 130 km në veriperëndim të Tiranës, me epiqendër në detin Adriatik. Është ndër tërmetet më të fortë të regjistruar në këtë shekull në territorin e Ballkanit.

Në territorin e vendit tonë, në bregun e lumit Buna intensiteti i tërmetit ka qenë rreth 8 ballë”. Kërkesa për ti dhënë një mandat të tretë Edi Ramës mbas 8 vitesh të keqija është shumë provokuse për të gjithë shqëiptarët. Edi Rama as filloi as përfundoi punë publike që do t’i shërbejnë thelbësisht, së ardhmes së njerëzve, komunitetit për siguri dhe nevojë. Në realitet Edi Rama filloi dhe përfundoi disa punë publike, që mund të jenë një lloj “luksi”, për një vend të varfër që kushtuan me miliona EU dhe paratë përfunduan në “xhepat” e koncensionarëve të Edi Ramës. Punët publike nuk bëhen në këtë formë nga një qeveri serioze. As pasojat e situatave të jashtëzakonshme nuk menaxhohen në këtë farë forme, nga një kryeministër serioz dhe qeveri serioze.

Edhe në vendet e zhvilluara që kanë ekonomi të fortë si p.sh. në Gjermania, ku kontrollohet cdo qindarkë, punët publike drejtohen nga kompanitë private me supervizion shumë serioz dhe profesional. Qeveria qëndrore dhe Kancelarja, ka ministrat që drejtojnë punët publike dhe kërkon votën për përmirësimin e jetës së qytetarëve gjermanë, ekonomine. Me këta shpifje, gënjeshtra elektorale, këtë mënyrë komunikimi të Edi Ramës, shqiptarët janë mësuar në këta 8 vite dhe nuk mendoj se do të mashtrohen më datën 25 Prill 2021! Kjo qeveri që nuk është asgjë më shumë se një Cirk, me prestigjatorë dhe kllounë ministrat dhe Edi Ramën mbas 25 Prillit 2021 e kanë vendin në dyert e SPAK-ut për të filluar hetimet sistematike për punëte tyre “shkel e shko” të lëna përgjysmë! Vetëm një qeveri serioze e Koalicionit të madh me kryeminsitër Lulzim Bashën, do të përfundojë me cilësi punët publike të lëna përgjysëm dhe do të përmirësojë thelbësisht jetën e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu