Edi Rama ikën nga “kori i hajdutëve”, pranon vjedhjet nga qeverisja e tij. Të gjithë do shkojnë në burg, deklaron

0

Shkruan Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS-së

Eshte i pa pare, eshte sui generis !

Rama kryeminister, pasi e mori mandatin e trete, ka marre rolin e nje lektori dhe denoncon publikisht ministrat e administraten e tij si te korruptuar, duke u distancuar nga “kori i hajduteve” !
Mendon, se si lektor, shnderrohet ne fallxhor, per te bindur adhuruesit e tij, se ne mandatin e trete do te jete “garanti” i qeverisjes se mire, sepse ka vendosur t’i denoncoj vete ne SPAK, te gjithe bashkepuntoret e keqqeverisjes ne mandatin e pare dhe mandatin e dyte !
Aferim i qofte ustait, qe e “mbolli” dhe e “kultivoi” korrupsionin ne “parcelat eksperimentale” te ministrave dhe drejtoreve, qe i sherbyen me perulesi e qe e ngriten q larte, per te pare e kuptuar “per here te pare”, se sa e korruptuar ka qene qeverisja e tij ne tete vjet.
Leksionet per keq qeverisjen e tij do te vazhdojne perderisa SPAK-u po “mbyll ne shtepi” zyrtaret qe kane perftuar nga 2000-200 mije dollare, dhe po le te qete “lektorin” dhe ministrat abuzues, me 20-200 miljon euro te taksa paguesve shqiptare.
Hallall ta kete “ustai” qe pranon, ate qe ka mohuar tete vjet !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu