Edi Rama drejt burgut/ Nëndrejtori i FBI, Bongino për përfshirjen e Ramës në narko-trafik me kartelin Sinaloa

0

“Me sa duket McGonigal në nëntor të 2017 nxiti Departamentin amerikan të Drejtësisë, për të hetuar dikë që po lobonte për këtë personin shqiptar. Dhe kaq rastësisht, ky personi shqiptar, që zyrtari i FBI-së po nxiste Departamentin e Drejtësisë ta investigojë, është një kundërshtar politik i personit që zyrtari i FBI-së e ka mik në Shqipëri, kryeministrit”, shprehej Dan Bongino kur plasi skandali “McGonigal në atë kohë gazetar.

Dan Bongino, sot Nëndrejtor i FBI, foli në atë kohë edhe për rolin e gazetarit politik David Corn, i cili e shiti këtë histori në revistën ‘Mother Jones’ si një histori ruse.

“Me sa duket FBI, pasi investiguan kundërshtarin politik shqiptar të këtij zyrtarit të FBI, të shokut të zyrtarit të FBI, ata e nxorën informacionin përmes David Corn që e shet si një histori të rusëve dhe sulmon Trump. Po flasin për këtë personin, Nick Muzin, këshilltar fushate për Trump, pra entitetet me lidhje në Rusi kanë ndërhyrë në mënyrë sekrete në SHBA, në mënyrë që të ndërhynin në një zgjedhje në Shqipëri. Tani e dimë se ky zyrtari i FBI-së sipas aktakuzës po lobonte për të nxitur një narrativë politike për kryeministrin e Shqipërisë”, ka thënë ai.

Por Dan Bongino u ndal dhe te lidhjet e politikës shqiptare me mafien. Ai shprehej se kryeministri shqiptar Edi Rama është i përfshirë në një konspiracion narkotrafikimi me kartelin e drogës Sinaloa. Ai ngrinte pyetjen se mos-reagimi i administratës Biden ndaj kryeministrit shqiptar lidhet me faktin se njerëzit në qeverinë amerikane janë paguar nga shqiptarët.

“Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden). Ata janë të lidhur. Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa.

Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA. Por, për çfarëdo lloj arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë. A është kjo sepse njerëzit në qeverinë tonë po paguhen nga shqiptarët? Për t’i bërë njerëzit të kthejnë faqen tjetër? Një pyetje e drejtë apo jo?

Dikush në një konferencë shtypi, që bën punë reale në media, duhet të pyesë Karine Jean-Pierre (ish-sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë) se pse Biden nuk ka bërë asgjë për narko-trafikimin në Shqipëri dhe për akuzat për lidhjet me kartelin Sinaloa në kufirin tonë jugor? A ka kjo lidhje me të infiltruarit në qeverinë tonë që lobojnë për të njëjtin kryeministër shqiptar për të cilin nuk po bëni asgjë?”, shprehej ai.

Dan Bongino po ashtu ka evidentuar se në laptopin e konfiskuar të djalit të presidentit Biden, është gjetur një kërkesë për ndjekje në Tëitter nga këshilltari jozyrtar i kryeministrit Rama, Dorian Duçka, i cili në aktakuzën e Departamentit të Drejtësisë kundër McGonigal identifikohet si personi B.

Mos vallë me emrin e tij, do t’i hapet punë kryeministrit Rama? Dosja “McGonigal” është shumë flagrante dhe kryeministri e di se amerikanët mund ta fundosin përmes saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu