Shkruan Sokol Pepushaj
Edhe pse FBI, nuk ja grabit pushtetin Edi Ramës, sa kohë ky ka terren të grabisë pasuritë, votat, dëshmitë, nevojat dhe përvojat e fundit të pashmagshme , provat i ruan për kur të mos jesh “burrë shteti”, si me Saliun kur kishte karrigen.
Pushtetet e ndërtuara mbi fantazi dhe pasuritë mbi varfëri, kanë fund të zi.

Manipulimi i skllevërve, nuk do të ketë sukses, sapo të hapet perdja e trashë e skenës.
Edhe Saliut, sapo ju hap skena dhe ju zbulua skema, ju rrëzua skela, e pa pushtet, para shqiptarëve u shfaq skelet.
Kohëve të lavdishme, kur kishe grabitur vetë kreun e FBI-së Charles McGonigal dhe i kërceve në “samar”, ish kryeministrit britanik Tony Blair, i mbylle Albin Kurtit sytë, me duart që kishin vjedhur pasuritë e këtij populli, u është hapur gjysma e perdes.
E vërteta e sotme, se dhëndri i Saliut, Jamarbër Malltezi është më i pasur se vëlla Olsi, besohet vetëm për aq kohë sa nuk të ka ardhur ende koha, që po, po vjen, të hapet edhe gjysma tjetër e perdes.
Atë çast Edi, a e di se do të shlyhet ngjyra mavi e do të bëhesh Sali?
Jezu Krishti i besimit të kombit tonë, është drejtësia, që besohet se është ngjallur, ditën e bekuar që Saliu vdiq.
Tërheqja drejt ‘vdekjes’ e kryeministrit tonë, nuk është vetëm Charles McGonigal, Abi Bank, Parajsat Fiskale, lojërat e fatit e lojëra të tjera të rënda, por edhe fati që ende jeton në koshat e plehrave të inceneratorëve e strategjitë e investitorëve strategjikë.
Provat e dëshmitë, që u detyrohen pasqyrave të dëshpërimit, kanë shpërthyer dyert e shpëtimit të shpresave të sikletshme, që sot i tollovisim në pyetjen pikante, Edi, a e di, se FBI, di gjithçka për ty e shpejt do bëhesh Sali?!/Pamfleti








