Edhe qeveria lakuriqe…

0
Shkruan Zef Ndreka
Se “burgu është për Burrat” – e kanë thënë gjithmonë populli ynë!
Por për tigrat prej letre, për ministrat dhe administratën e tyre të organizuar kriminale, nuk po ndodh kështu.
Kanë zgjedhur të marrin arratinë një pjesë prej tyre. Ndërkohë, pjesën tjetër dhe një pjesë jo të vogël të krerëve të opozitës e ka zënë tmerri, paniku, ankthi nga SPAK-u.
Kjo është pozitive për reformën e nisur në drejtësinë e re shqiptare.
Shpejt do të shohim një armatë të madhe në burg, të korruptuar e pengues të demokracisë në vendin tonë.
Kaq të rrezikshëm e të poshtër janë klasa politike e sotme shqiptare, sa përbëjnë rrezik edhe për rajonin e më tej, madje deri për SHBA-të.
Kalojmë tek tema e ditës: Çfarë verejmë?!
U mat e u mat SPAK-u dhe kur kërkoi arrestimin e Tigrit të financave, ky çau ferrën e u zhduk pa namë e pa nishanë. Por, Tigrin e kishte zgjedhur ky gjigandi i Open Ballkanit që e mbylli atë për faqe të zezë. Naltmadhenia e ti, Rama edhe në Kukës e ftoi popullin të votojë Safetin me argumentin se është Kalë i zoti. Por Safeti na doli edhe kurvar që çuditi gjithë dynjanë!
Iku e çau ferrën edhe Llalla që e patën zgjedhur Prokuror të Përgjithshëm për trim!
A e kemi parë të gjithë këtë të gjatin në plazh mbuluar me gjethe fiku?!
Këto e sa ka si këto, tregojnë se kjo qeveri megjithëse ka bërë vjedhje galopante ngado, për tu habitur, tani ka mbetur pa brekë, lakuriq!
Në këto kushte çfarë duhet të bëjë?
Ajo ka rënë, ka pësuar atak në zemër!
As Spiropali nuk ka çfarë ti bëjë!
Mirpo çmënduria ende vazhdon! Deputetët në komisionin e mandatëve në vend që ti hiqnin mandatin Ahmetaj-t për pesë minuta, si idiotë që janë, vazhduan kungulleshën për turp të Zotit.
O deputetë idiotë e hajdute bashke me qeveritarët, hetimet nuk i bëni ju, është Prokuroria dhe vetëm ajo për këtë punë.
E gjithë Qeveria, i gjithë Parlamenti janë Arben Ahmetaj – janë hajdutë dhe duhet tu drejtohet pyetja :
“A e dini se burgu është për burra”?!
Mos ikni, por përballuni me drejtësinë!
SPAK-u, nëse dëshiron të fus në burg ata që i kanë bërë xhëmën këtij vendi, le të ndjekë pasuritë e pushtetarëve e ish pushtetarëve në këto 32-vite. Kjo pasuri aty është, duket ngado dhe po thërret me të madhe, o SPAK, ja ku jam dhe në ballë ka të shënuar emrat e hajdutëve në listë pa fund..!
SPAK-u, nëse do të ecë me hapin e breshkës si deri tani, do të quhet bashkëfajtor njësoj si hajdutët në formën e përkrahjes së krimit dhe populli me të drejtë do ta mallkojë!
Në të kundërt do ta besojnë për të mirat që i sjellin Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Përfundimisht, kjo qeveri ka rënë, edhe morali i ka rënë barkas! Ndaj shtrengohuni, behuni burra e përgatituni për në Reç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu