Turkey's Prime Minister Recep Tayyip Erdogan (R) and his wife Emine Erdogan (L) arrives at the Chaklala military airbase in Rawalpindi on May 20, 2012. Recep Tayyip Erdogan arrived in Pakistan on a three-day official visit to hold talk with Pakistani leaders. AFP PHOTO / Aamir QURESHI
Shkruan Kastriot Myftaraj
Me mobilizimin e Skënderbeut, SHBA i thotë Erdoganit se edhe për zbatimin e projektit të tij neo-otoman në Shqipëri duhet leje amerikane
Vajtja e Ambasadores amerikane Yuri Kim këto ditë në Prezë, ku e quajti Shqipërinë “toka e Skënderbeut” ishte një sfidë e qartë amerikane ndaj Turqisë pasi në Prezë, shtatë vjet më parë, Erdogan shpalli hapur projektin e tij për neo-otomanizimin e Shqipërisë, që kishte nisur të zbatohej prej disa kohësh.
Amerikanët kishin heshtur deri më tani, por e kishin mbajtur gjithçka nën vëzhgim. Dhe sapo Turqia u rebelua ndaj SHBA duke mos u bashkuar me sanksionet kundër Rusisë, si dhe shprehu kundërshtimin që Finlanda dhe Suedia t’ i bashkohen NATO-s, Amerika reagoi ndaj Turqisë, ndër të tjera edhe në Shqipëri.
SHBA në Prezë i tha Erdoganit se duhet të ketë parasysh që edhe për neo-otomanizimin e Shqipërisë duhet leje amerikane. SHBA e ka lejuar në heshtje deri tani që Erdogan të zhvillojë projektin e tij në Shqipëri por gjërat mund të ndryshojnë në moment, si ndëshkim anësor për moskuptimin nga Turqia të realitetit gjeopolitik se ky shtet është provincë e Perandorisë Amerikane. Dhe si e tillë Turqia duhet t’ i bindet SHBA për gjëra madhore si sanksionet kundër Rusisë dhe anëtarësimi në NATO i vendeve skandinave. Varësisht pranimit ose jo të statusit të vasalit të bindur të perandorisë amerikane Turqia mund të ketë leje amerikane që në kuadrin e Perandorisë globale Amerikane të ndërtojë një perandori të vogël neo-otomane pjesë e së cilës të jetë edhe Shqipëria.
Përveç kësaj Erdogan duhet të ketë parasysh se Amerika pret që të ndërpriten linjat e furnizimit të Turqisë me gaz dhe naftë nga Rusia dhe Turqia të blerë gaz të lëngshëm dhe naftë nga SHBA.