Irfan Hysenbelliu pronar i “Prestige Resort” në një dalje të tij në ekranin e “News24”, pas shembjes së hotelit, deklaroi se ka pasur një ekip të ndershëm, një staf profesionist në “News24”, në mediat e tij dhe asnjëri prej tyre nuk ka vila, janë gazetarë të ndershëm, parimorë, thjeshtë dhe vetëm jetojnë me paga.
Së pari ne mund t’i themi dy emra, Robert Rakipllarin dhe Alfred Pezën.
Njërit mund t’ia kërkojmë në Gjirin e Lalëzit, tjetri i ka të deklaruara, milionin e dollarëve, si gazetar. Për këtë çështje është raportuar kohë më parë. Të dy janë drejtorë, njëri te “Panorama” dhe tjetri te “News24”, prandaj këto termat e bashkëpunëtorëve të tij të ndershëm nuk shkojnë. Mund të marrin edhe të tjera me radhë që kanë ikur e kanë kaluar te “News24”, por nuk po i përmendim, po përmendim këta të dy, sa për të nxjerrë një gënjeshtër.
Në fakt në daljen e tij Hysenbelliu dukej i tronditur, kuptohet është e rëndë ajo që ka ndodhur, shembja e një objekti, një investim e të tjera si këto, por kjo nuk justifikon gënjeshtrat e llojit “Punoj me gazetarë të ndershëm, që nuk kanë vila”, kur në fakt Irfan Hysenbelliu “LIVE” tha dhe se si urdhëronte që t’i hiqeshin lajmet, “hiqeni këtë kronikë, apo bëjeni këtë kronikë”, sipas kërkesës së Irfanit.
Pa folur më tepër për marrëdhënien me Robert Rakipllarin dhe Alfred Pezën, milionat dhe pasuritë e tyre. Po raportoj vetëm këta të dy për të mos shkuar më tej me emra, dhe faktorë të tjerë brenda “News24” apo “Panoramës” dhe pa u hyrë në themel investimeve të Irfan Hysenbelliut.
Ajo që ka ndodhur, shembja e hotelit, është e rëndë, por më e rëndë se ajo është dhe kjo gënjeshtra me gazetarë të ndershëm si Alfred Peza dhe Robert Rakipllari.
Po këtu fillon “filmi”. A do ua shëmb Babloku vilat këtyre miqve të tij?!