Thellohet konflikti mes kryeministrit Edi Rama dhe amerikanëve. Gazete e ka deklaruar këto ditë se mes shefit tëqeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një krisje tëraporteve, ndërkohë që një gjë e tillëështë vënë në pah edhe ditën e djeshme. Rama shfrytëzoi një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE që janë të gatshëm për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë, teksa hodhi kunja dhe lëshoi kritika ndaj amerikanëve.
Duke folur në këtëevent dhe ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e Shteteve tëBashkuara tëAmerikës në Tiranë, Yuri Kim, kryeministri Rama u shpreh se nuk i pëlqen që të thur lavde për SHBA, pasi ka alergji nga perandoritë dhe për ata që e monitorojnë, por theksoi se duhet ta bënte këtë gjë, nisur nga kriza që ka mbërthyer vendin tonë, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. “Dua t’iu falënderoj të gjithëve për praninë tuaj dhe e kam zët ta them, por më duhet të falenderoj ambasadoren amerikane sepse ajo ka qenë gur themeli në hapjen e një dere për punë të vërtetë dhe investimesh vërtetë të mëdha në vendin tonë, që ka të bëjë me pjesën më themelore të jetës sonë të përditshme në ditët e sotme, që është furnizimi me energji dhe varësia energjetike. Pse e kam zët ta them këtë gjë? Sepse të falënderosh perandoritë nuk është kënaqësisjellëse, por njëkohësisht jam vërtetë mirënjohës dhe më duhet të them se pas 30 vitesh që na kanë furnizuar me parime dhe standarde më së fundmi, SHBA po na jep vërtetë karburant dhe energji. Nuk e kam për natyrë, por jeta kështu e ka dhe ndaj na pëlqen ta jetojmë këtë jetë dhe që të jemi në partneritet me ta, që jemi të gjithë së bashku këtu dhe që ata na vëzhgojnë sepse ata gjithmonë na thonë “Ju vëzhgojmë””, deklaroi ai. Pra qartë se nga dita në ditë, raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe amerikanëve janë ftohur, sikundër e tregon kjo deklaratë e bërë dje nga ai në prani të ambasadores Kim, ku SHBA e quajti perandori.
Shndërrimi i Shqipërisë në eksportuese të energjisë.
Më tej gjatë fjalës së tij, në takimin me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë në SHBA dhe BE, kryeministri Edi Rama u shpreh se projektet që po zbatohen mund ta shndërrojnë Shqipërinë në një vend eksportues dhe të pavarur energjetikisht.Sipas tij, brenda kësaj dekade, Shqipëria synon të kthehet në eksportuese energjie.“Jam i lumtur që ky takim kaq i fuqishëm mbahet në Tiranë. Ju falënderoj që dëshmoni interesin tuaj që së bashku të realizojmë programin e ndryshimit për Shqipërinë, programin e ndryshimit për rajonin. Disa ditë më parë vizitova Presidentin Alijev dhe me kënaqësi ndjeva interesin e lartë që ka për t’u përfshirë në tubacionin joniano-adriatik, që mund të jetë një fuqi e madhe energjie për Evropën që sa më shumë të fitojë një pavarësi nga gazi rus. Me shumë kënaqësi shikoj punën për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në një impiant përpunim energjie. Shumë punë po kryhet për energjinë e erës. Por edhe ëndrra e gjatë e hidrocentralit të Skavicës, që do të na japë neve një shtytje të madhe të pavarësisë energjetike. Të gjitha këto tregojnë një potencial konkret për ta shndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade në eksportuese energjie”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.