Edhe Edi Paloka ka marrë leje ndërtimi si investitor strategjik, në emër gruas

0

Anëtari i PD Sidi Hasanaj nga emisioni “Studio live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, foli për persona të tjerë të shpallur non grata nga Britania e Madhe. Ai pëmendi Klevis Balliun dhe Aldo Bumçin. Ky i fundit sipas tij është në listën e non grata në lidhje me përfshirjen e tij si ish- ministër Drejtësie në lobimin e Shkëlzen Berishës në biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.

“Në bisedë informale të kanë thënë se zoti Klevis Balliu mund të shpallet non grata. Atë e tha Berisha që edhe Klevis Balliu është në dosjen non grata, unë hulumtova kush është arsyeja që u shpall non grata.

Për një arsye, është zgjedhur një skemë nga BE. I kanë dërguar emra SPAK ku thuhet se janë non grata dhe të hetohen për pasurinë. Këto furnizojnë bunkerin anti perëndimor që do të shkatërrojnë reformën në drejtësi dhe ta kthejnë te Gjin Gjonajt. Pse është nisur hetim pasuror ndaj Baçit. Arsyen ia thashë: lidhje biznesi me familjen Berisha.

Në dijeninë time, është Aldo Bumçi, non grata për letrën e faksit që është dërguar faksimilja për Shkëlzen Berishën dhe Fatmir Mediun për Gërdecin të cilën ai e mohon thotë e falsifikuar. Prokurorët e SPAK kanë vajtuar në FBI sepse do hapet kutia e pandorës.

Do hapen deklaratat e të ndjerit Kosta Trebicka e Afrim Diverolit për Gërdecin, nuk mundet PD që të mbajë në kurriz prindërit që kërkonin nëpër fushat e Gërdecit fëmijët”, tha ai.

Hasanaj hodhi akuza edhe ndaj Edi Palokës:

“Edi Paloka ka marrë leje ndërtimi si investitor strategjik në emër të bashkëshortes tre katër ditë pas zgjedhjeve të Kukësit, në Spille”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu