E vërteta nuk ndrron jetë

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

E vërteta nuk ndrron jetë

Ti jeton, e rreshtu je n’ndikim njerëzor
për t’bërë dritë,
T’përgojojnë, shkruajnë për ty, të prekin, e ti vikat sa ska,
Sa bëhet shfletosja a mbaron britma, dukesh sikur fle.

Dhe aq je fryrë, ti e vërtetë, pse heshtë?
Ata duan të çojnë drejt fundit që shipirti të t’lërë,
E je n’trupin tonë n’çdo damarë, sikur po pëlcet,
Pasi kjo sojni, stë ka njoftë e as kurr nuk të njeh.

A e sheh dhe sot, çorçafin e mkatit kanë shtrirë gjithë përçudni,
Mashtrimi i këtyre partiçkave harvallinë,
që i bredhin sa vendit tonë, sa nëpër botë,
T’shqyejnë nga korpi jonë, ndonjë copë.

Që kurm-kurm na kanë ndarë e kollaj na hanë kafshatë, kafshatë,
E vërteta nuk ndrron jetë, anipse e kanë plagos dhe zvarrë e kanë tërheq,
Kokëfortë shejtane moj e vërtetë, belanë n’ty kanë me gjetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu