E stresuar nga tërmeti, bëri gabim në një prononcimm publik, jep dorëheqjen kryetarja e Bashkisë së Durrësit

0
Për shkak të një deklarate të dhënë mbrëmjen e djeshme nën stres dhe panik, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen. Gjatë intervistës për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxhën, Sako u shpreh që duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 mijë viktima.Sot Sako shprehet se është tepër e lënduar nga reagimet negative ndaj prononcimit të saj dhe deklaron dorëheqjen nga detyra.

Postimi i plotë në Facebook: “E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu