Gjykata e Posaçme ka ashpërsuar masën e sigurisë për Jonida Babameton, oficeren e policisë që doli nga hetimet për dosjen e trafikut të drogës ku janë arrestuar Erzen Breçani dhe shefi i krimeve Dodan Gjoni.
Rezulton se Gjoni mori nga Babameto, kur ishte pjesë e INTERPOL-it në zyrën e Tiranës informacione për lëvizjet e dy vëllezërve që ishin në shënjestër për t’u vrarë nga Bujar Ajeti.
Fillimisht u dha masa detyrim paraqitje për oficeren, por sot u shtrëngua.