E-maili nga SHBA për Autoritetin e Dosjeve për Ilir Metën: shihni raftin e duhur ku keni të shkretin Filip Talo, viktima e…!

0

Më 24 korrik ditën që Ilir Meta shënonte ditën e fundit në Presidencë, në adresën elektronike të Autoriteti të Dosjeve mbërrin një e-mail nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E-maili informonte institucionin se personi Ilir Rexhep Meta ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ngjarja krijoi një debat të madh, ku vetë ish-presidenti e mohoi ndërsa akuzoi Ramën se po inskenon një trillim kundër tij.

Rama iu përgjigj me një letër të gjatë Metës ku theksonte se si e promovoi Ilir Meta te Dosjet Genta Sulën, që sot e quan patronazhiste

E-maili i sjellë sot nga Vox News e që trazoi fort ujërat e politikës shqiptare, pasoi me një shkresë nga Autoriteti Dosjeve drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, në të cilën kërkohet të ndryshohet ligji për verifikimin e figurave politike të verifikuara një herë nga komisionet e mëparshme, duke iu referuar këtu zyrtarit të lartë, ish presidentit Ilir Meta.

Autori i e-mailit i cili flet me detaje, thotë se Ilir Meta në bashkëpunim me Sali Berishën tentoi të zhdukte dosjen e tij, por “një dorë e “mistershme” e shpëtoi atë nga djegia e plotë”.

“Nuk u duhet të mundoheni shumë i nderuar Autoritet! Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur ku keni të shkretin Filip Talo viktima e shokut të shkollës Ilir Meta! Aty do të gjeni si studenti i Ekonomikut, spiuni i dhjetorit, Ilir Meta pajisej nga Sigurimi i Shtetit me përgjues në trup për të marrë në qafë shokët e tij”, shkruhet ndër të tjera në email, raporton Vox News.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu