E lodhur nga vëmendja e tepërt, dukesha e Sussex tregon se miqtë e saj britanikë e kishin paralajmëruar

0

Pas martesës me Princ Harry, dukesha Meghan Markle ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shpeshherë për lajme shqetësuese. Mediat kanë qenë të tejmbushura me lajme se ajo nuk respekton rregullat mbretërore, akuzat se ka vendosur vëllezërit në sherr, marrëdhënien me të atin e shumë të tjera.

Në intervistën e fundit, ajo ka treguar se miqtë e saj e kishin paralajmëruar se do ishte gjithë kohën në qendër të vëmendjes. “Është e vështirë, nuk mendoj se çdokush do e kuptonte…Por kur e takova bashkëshortin tim, miqtë e mi ishin të lumtur sepse unë isha e lumtur, ndërsa miqtë e mi britanikë më thanë:

Jemi të sigurt që ai është i mirë, por nuk duhet ta bësh sepse mediat britanike do të të shkatërojnë jetën”, shprehet Meghan. Dukesha e Sussex po kalon në një periudhë shumë të vështirë por gjatë gjithë kësaj kohe ka patur mbështetjen e bashkëshortit të saj, Princ Harry-t.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu