E kujtoni shprehjen e famshme “Të jesh a të mos jesh”? Teresa është shumë e lumtur dhe na jep lajmin e ëmbël…

0
Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer u bënë shumë të njohur vite më parë në telenovelën “Teresa”, ku Angelique luante rolin kryesor të Teresës ndërsa Sebastiani rolin e Arturos. Çifti prej 5 vitesh janë bashkë, por aktualisht nuk po e mendojnë martesën. 

Megjithatë Angelique së fundmi ka dhënë një lajm të ëmbël. Aktorja ka deklaruar se do bëhet hallë për herë të dytë dhe është shumë e lumtur.

Ndërkohë fansat mezi po presin që 31-vjeçarja të bëhet nënë vetë, por çifti aktualisht nuk po mendojnë për fëmijë dhe as martesë.

Në intervistën e tij të fundit, Sebastiani deklaroi se nuk beson tek martesa.

“Ne kemi folur për këtë. Unë mendoj se qëllimi i jetës nuk varet nga një firmë. Kjo nuk më emocionon. Unë nuk besoj në martesa, por besoj në dashuri”, u shpreh Sebastiani/Xing.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu