Aktorja gjermano-turke, Meryem Uzerli u bë shumë e famshme vite më parë me serialin “Sulejmani i madhërishëm”,i cili po transmetohet aktualisht në TV Klan. Aktorja 36-vjeçare së fundmi ka fituar një çmim ndërkombëtar në Republikën Dominikane. Ajo është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë internacionale” në “Cana Dorado Film Festival”.
Aktorja ndau një foto me fansat dhe shkruajti: “Mora çmimin Aktorja më e mirë internacionale dhe jam shumë e lumtur, e nderuar, mirënjohëse. Faleminderit shumë të gjithëve! Është një dhuratë e madhe, nder dhe kënaqësi për mua të ndërtoj një urë lidhëse mes industrisë latino amerikane dhe industrisë hollivudiane, për të shpërndarë më shumë ndërgjegjësim global. Jam shumë mirënjohëse për mikëpritjen e popullit dominikan”. Mediat turke bëjnë të ditur se Meryem Uzerli ka marrë edhe një ofertë për të luajtur në një serial meksikan. Aktorja ka pranuar dhe së shpejti do nisin xhirimet. /revistawho.com